HomeDogana DigjitaleSwitch to English
  • Individ
  • Biznes
  • Lehtësira dhe Përjashtime
  • Institucioni
  • Njoftime
  • Kontakt

  • Programi i Transparencës
  • Libri jeshil
  • Newsletters

Institucioni

  • Rreth nesh
  • Organizimi
    • Drejtoria e Përgjthshme e Doganave
    • Trajnimet
    • Anëtarësimi në Organizma Ndërkombëtarë
  • Legjislacioni Doganor
    • Kodi Doganor
    • Dispozitat Zbatuese të Kodit Doganor
    • Dispozitat Zbatuese të shfuqizuara
    • Urdhra të përbashkët
    • Legjislacioni mbi Akcizen
    • Rregullore të brendshme
    • Marrëveshjet
    • Konventat dhe Protokollet
    • Terminologji
  • Projektet
    • Projekti i BB “Lehtësimi i tregtisë dhe transportit në Ballkanin
    • Projekti PEN-CP
    • Projekti COMOBILON
    • Projekte të realizuara
    • Projekti ADRIACUSTOMS
  • Aktivitete të Administratës Doganore
  • Publikime
    • Statistika
    • Publikime legjislacioni
    • Kartela Informative
    • Tarifat për kryerjen e shërbimeve të veçanta
  • Programi i Transparencës
    • Rreth Autoritetit
    • Kuadri Ligjor Rregullator
    • E drejta per tu informuar dhe ankuar
    • Mekanizmat monitorues dhe kontrollues që veprojnë mbi AP
    • Informacion mbi buxhetin e te dhënat financiare te Autoritetit publik
    • Informacion mbi procedurat e prokurimit, proçedurat konkuruese
    • Shërbimet që ofrohen nga Autoriteti Publik
    • Procedurat/mekanizmat për të dhënë mendime
    • Sistemi i mbajtjes dokumentacionit, llojet dhe format e dokumenteve
    • Regjistri i Kërkesave dhe Përgjigjeve
    • Ndihma Shoqërore/subvencione të dhëna nga AP
    • Informacione/dokumente që kërkohen me shpesh
    • Programi
    • Koordinatori për të drejtën e informimit
    • Procedurat Publike Konkuruese
  • Raporto Korrupsionin

Institucioni > Aktivitete të Administratës Doganore >

Administrata Doganore Shqiptare dhe Dogana e Maqedonisë së Veriut thellojnë bashkëpunimin me një Protokoll të ri për kontrollet e përbashkëta kufitare

Tiranë, 03.07.2026 - Administrata Doganore Shqiptare dhe Administrata Doganore e Maqedonisë së Veriut po forcojnë bashkëpunimin dypalësh përmes hartimit të një Protokolli të ri për zbatimin e Marrëveshjes Ndërqeveritare për Kontrollet e Përbashkëta Kufitare. Ky dokument synon rritjen e efikasitetit të kontrolleve doganore, lehtësimin e tregtisë dhe përmirësimin e menaxhimit të kufirit, në përputhje me standardet e Bashkimit EUropian dhe objektivat e integrimit rajonal.

Delegacionet e të dy administratave, të kryesuara nga Drejtori i Përgjithshëm i Doganës Shqiptare, Besmir Beja dhe Drejtori i Administratës Doganore të Maqedonisë së Veriut, Boban Nikolovski, së bashku me përfaqësues të misioneve të OSBE-së në të dy vendet, zhvilluan një vizitë në pikën e përbashkët kufitare Qafë Thanë–Qafasan dhe diskutuan mbi zbatimin praktik të Marrëveshjes dhe përfundimin e Protokollit.

Drejtori i Doganës Shqiptare, Besmir Beja, theksoi se bashkëpunimi ndërmjet dy administratave është një shembull konkret i partneritetit që sjell përfitime të drejtpërdrejta për qytetarët dhe biznesin.

“Bashkëpunimi mes administratave tona doganore dëshmon se rezultatet arrihen kur ekziston vullneti për të punuar së bashku. Përmes këtij Protokolli do të harmonizojmë procedurat doganore, do të koordinojmë më mirë përdorimin e burimeve dhe do të forcojmë kontrollet, duke lehtësuar njëkohësisht tregtinë e ligjshme dhe lëvizjen e udhëtarëve,” u shpreh z. Beja.

Nga ana e tij, Drejtori i Administratës Doganore të Maqedonisë së Veriut, Boban Nikolovski, vlerësoi nivelin e lartë të bashkëpunimit mes dy institucioneve, duke theksuar se Protokolli do të kontribuojë në uljen e kohës së pritjes në kufi, përshpejtimin e flukseve tregtare dhe rritjen e besimit të komunitetit të biznesit.

Përfaqësuesit e OSBE-së përshëndetën nismën si një hap të rëndësishëm në forcimin e bashkëpunimit ndërkufitar dhe sigurisë rajonale. Ata vlerësuan se Protokolli përfaqëson kulmin e një bashkëpunimi të suksesshëm shumëvjeçar në fushën e menaxhimit të integruar të kufirit, duke zgjeruar modelet ekzistuese të bashkëpunimit edhe në operacionet doganore.

Protokolli i ri pasqyron angazhimin e përbashkët të Administratës Doganore Shqiptare dhe Administratës Doganore të Maqedonisë së Veriut për modernizimin e procedurave kufitare, rritjen e efikasitetit operacional, forcimin e sigurisë dhe lehtësimin e tregtisë, në funksion të zhvillimit ekonomik dhe integrimit evropian të rajonit.

Drejtoria e Përgjithshme

Shiko vendndodhjen në hartë

Degët Doganore

Shiko vendndodhjen në hartë

Lidhje me Institucionet Kombëtare

  • Këshilli i Ministrave
  • Ministria e Financave dhe Ekonomisë
  • Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve
  • Qendra Kombëtare e Biznesit
  • Drejtoria e Përgjithshme e Policisë
  • Agjensia Kombëtare e Ushqimit
  • Qendra e Botimeve Zyrtare

Për denoncime

0800 22 22

Numër pa pagesë

Për stafin e doganave

Akseso Emailin
  • Dogana Digjitale
  • Individ
  • Biznes
  • Lehtësira dhe Përjashtime
  • Institucioni
  • Njoftime
  • Kontakt
  • Programi i Transparencës
  • Libri jeshil
  • Newsletters