HomeDogana DigjitaleSwitch to English
  • Individ
  • Biznes
  • Lehtësira dhe Përjashtime
  • Institucioni
  • Njoftime
  • Kontakt

  • Programi i Transparencës
  • Libri jeshil
  • Newsletters

Institucioni

  • Rreth nesh
  • Organizimi
    • Drejtoria e Përgjthshme e Doganave
    • Trajnimet
    • Anëtarësimi në Organizma Ndërkombëtarë
  • Legjislacioni Doganor
    • Kodi Doganor
    • Dispozitat Zbatuese të Kodit Doganor
    • Dispozitat Zbatuese të shfuqizuara
    • Urdhra të përbashkët
    • Legjislacioni mbi Akcizen
    • Rregullore të brendshme
    • Marrëveshjet
    • Konventat dhe Protokollet
    • Terminologji
  • Projektet
    • Projekti i BB “Lehtësimi i tregtisë dhe transportit në Ballkanin
    • Projekti PEN-CP
    • Projekti COMOBILON
    • Projekte të realizuara
    • Projekti ADRIACUSTOMS
  • Aktivitete të Administratës Doganore
  • Publikime
    • Statistika
    • Publikime legjislacioni
    • Kartela Informative
    • Tarifat për kryerjen e shërbimeve të veçanta
  • Programi i Transparencës
    • Rreth Autoritetit
    • Kuadri Ligjor Rregullator
    • E drejta per tu informuar dhe ankuar
    • Mekanizmat monitorues dhe kontrollues që veprojnë mbi AP
    • Informacion mbi buxhetin e te dhënat financiare te Autoritetit publik
    • Informacion mbi procedurat e prokurimit, proçedurat konkuruese
    • Shërbimet që ofrohen nga Autoriteti Publik
    • Procedurat/mekanizmat për të dhënë mendime
    • Sistemi i mbajtjes dokumentacionit, llojet dhe format e dokumenteve
    • Regjistri i Kërkesave dhe Përgjigjeve
    • Ndihma Shoqërore/subvencione të dhëna nga AP
    • Informacione/dokumente që kërkohen me shpesh
    • Programi
    • Koordinatori për të drejtën e informimit
    • Procedurat Publike Konkuruese
  • Raporto Korrupsionin

Institucioni > Aktivitete të Administratës Doganore >

Udhëzim i ri për vlerësimin doganor të mallrave

Tiranë, 03.07.2026 - Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Besmir Beja, ka miratuar udhëzimin e ri për vlerësimin doganor të mallrave, i cili synon unifikimin e praktikave të vlerësimit, rritjen e transparencës dhe garantimin e një trajtimi të barabartë për të gjithë operatorët ekonomikë.

Udhëzimi përbën një dokument praktik pune për strukturat doganore që ushtrojnë funksionet e kontrollit dokumentar, analizës së riskut dhe vlerësimit doganor, duke standardizuar procedurat dhe metodologjinë e ndjekur në procesin e përcaktimit të vlerës doganore.

Një nga ndryshimet më të rëndësishme që sjell ky udhëzim është orientimi drejt përdorimit sa më të gjerë të vlerës së transaksionit dhe të të dhënave për mallrat identike ose të ngjashme, në përputhje me legjislacionin kombëtar, Marrëveshjen për Zbatimin e Nenit VII të GATT 1994 dhe standardet e Organizatës Botërore të Doganave. Si rezultat, reduktohet përdorimi i çmimeve të referencës, duke e bërë procesin e vlerësimit më transparent, më objektiv dhe më të parashikueshëm për biznesin.

Për herë të parë, udhëzimi përcakton në mënyrë të detajuar hapat që duhet të ndiqen gjatë zbatimit të secilës metodë të vlerësimit doganor, si dhe procedurën e kalimit nga një metodë në tjetrën, duke garantuar një zbatim të njëjtë të legjislacionit në të gjitha strukturat doganore.

Përmes këtij udhëzimi synohet:

·         garantimi i mbledhjes së drejtë të të ardhurave doganore;

·         trajtimi i barabartë i operatorëve ekonomikë;

·         parandalimi i rasteve të nënvlerësimit dhe mbivlerësimit të mallrave;

·         rritja e transparencës dhe e sigurisë juridike në procesin e vlerësimit doganor;

·         harmonizimi i praktikave administrative me legjislacionin e Bashkimit Europian dhe standardet ndërkombëtare.

Miratimi i këtij udhëzimi përfaqëson një tjetër hap në modernizimin e administratës doganore, forcimin e konkurrencës së ndershme dhe krijimin e një mjedisi më transparent e më të parashikueshëm për komunitetin e biznesit.

Drejtoria e Përgjithshme

Shiko vendndodhjen në hartë

Degët Doganore

Shiko vendndodhjen në hartë

Lidhje me Institucionet Kombëtare

  • Këshilli i Ministrave
  • Ministria e Financave dhe Ekonomisë
  • Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve
  • Qendra Kombëtare e Biznesit
  • Drejtoria e Përgjithshme e Policisë
  • Agjensia Kombëtare e Ushqimit
  • Qendra e Botimeve Zyrtare

Për denoncime

0800 22 22

Numër pa pagesë

Për stafin e doganave

Akseso Emailin
  • Dogana Digjitale
  • Individ
  • Biznes
  • Lehtësira dhe Përjashtime
  • Institucioni
  • Njoftime
  • Kontakt
  • Programi i Transparencës
  • Libri jeshil
  • Newsletters