HomeDogana DigjitaleSwitch to English
  • Individ
  • Biznes
  • Lehtësira dhe Përjashtime
  • Institucioni
  • Njoftime
  • Kontakt

  • Programi i Transparencës
  • Libri jeshil
  • Newsletters

Institucioni

  • Rreth nesh
  • Organizimi
    • Drejtoria e Përgjthshme e Doganave
    • Trajnimet
    • Anëtarësimi në Organizma Ndërkombëtarë
  • Legjislacioni Doganor
    • Kodi Doganor
    • Dispozitat Zbatuese të Kodit Doganor
    • Dispozitat Zbatuese të shfuqizuara
    • Urdhra të përbashkët
    • Legjislacioni mbi Akcizen
    • Rregullore të brendshme
    • Marrëveshjet
    • Konventat dhe Protokollet
    • Terminologji
  • Projektet
    • Projekti i BB “Lehtësimi i tregtisë dhe transportit në Ballkanin
    • Projekti PEN-CP
    • Projekti COMOBILON
    • Projekte të realizuara
    • Projekti ADRIACUSTOMS
  • Aktivitete të Administratës Doganore
  • Publikime
    • Statistika
    • Publikime legjislacioni
    • Kartela Informative
    • Tarifat për kryerjen e shërbimeve të veçanta
  • Programi i Transparencës
    • Rreth Autoritetit
    • Kuadri Ligjor Rregullator
    • E drejta per tu informuar dhe ankuar
    • Mekanizmat monitorues dhe kontrollues që veprojnë mbi AP
    • Informacion mbi buxhetin e te dhënat financiare te Autoritetit publik
    • Informacion mbi procedurat e prokurimit, proçedurat konkuruese
    • Shërbimet që ofrohen nga Autoriteti Publik
    • Procedurat/mekanizmat për të dhënë mendime
    • Sistemi i mbajtjes dokumentacionit, llojet dhe format e dokumenteve
    • Regjistri i Kërkesave dhe Përgjigjeve
    • Ndihma Shoqërore/subvencione të dhëna nga AP
    • Informacione/dokumente që kërkohen me shpesh
    • Programi
    • Koordinatori për të drejtën e informimit
    • Procedurat Publike Konkuruese
  • Raporto Korrupsionin

Institucioni > Aktivitete të Administratës Doganore >

Miratohet udhëzimi i ri për zbatimin e rregullit të kompetencës territoriale

Tiranë, 01.07.2026 - Drejtoria e Përgjithshme e Doganave ka miratuar udhëzimin e ri "Për zbatimin e rregullit të kompetencës territoriale", i cili synon unifikimin dhe standardizimin e procedurave të zbatimit të kompetencës territoriale, përcaktimin e qartë të rasteve të përjashtimit nga ky rregull, si dhe rritjen e efikasitetit në administrimin e formaliteteve doganore.

Udhëzimi konsolidon në një akt të vetëm rregullimet e mëparshme administrative në këtë fushë, duke krijuar një praktikë të unifikuar për të gjitha strukturat doganore, në përputhje me parashikimet e Kodit Doganor të Republikës së Shqipërisë.

Nëpërmjet këtij akti përcaktohen në mënyrë të qartë rregullat për zbatimin e kompetencës territoriale në procedurat e importit dhe eksportit, si dhe rastet kur, për shkak të natyrës së mallrave, mënyrës së transportit apo rrethanave të veçanta, formalitetet doganore mund të kryhen në një degë doganore të ndryshme nga ajo territorialisht kompetente.

Udhëzimi parashikon gjithashtu standardizimin e procedurave për formalitetet e përqendruara doganore për kategori të caktuara mallrash, trajtimin e ngarkesave grupazh dhe të ngarkesave me mallra të përziera, si dhe procedurat që ndiqen në rastet urgjente, të forcës madhore apo rrethanave të paparashikuara.

Një tjetër element i rëndësishëm është përcaktimi i procedurës së aplikimit për përjashtim nga rregulli i kompetencës territoriale nëpërmjet portalit e-Albania, duke krijuar një mekanizëm të qartë dhe transparent për shqyrtimin dhe miratimin e kërkesave të operatorëve ekonomikë.

Gjithashtu, udhëzimi mundëson, në rastet e parashikuara, kryerjen e formaliteteve doganore pranë Degës Doganore Tiranë për mallrat që paraqiten në këtë degë nëpërmjet regjimit të transitit, me synim shmangien e ridërgimit të tyre drejt degëve të tjera territorialisht kompetente dhe lehtësimin e procedurave për operatorët ekonomikë.

Zbatimi i këtij udhëzimi kontribuon në unifikimin e praktikës administrative, rritjen e transparencës dhe gjurmueshmërisë së vendimmarrjes, si dhe në përmirësimin e efikasitetit të procedurave doganore, duke ruajtur njëkohësisht të paprekur kompetencat e autoriteteve doganore për ushtrimin e kontrolleve dhe verifikimeve në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Drejtoria e Përgjithshme

Shiko vendndodhjen në hartë

Degët Doganore

Shiko vendndodhjen në hartë

Lidhje me Institucionet Kombëtare

  • Këshilli i Ministrave
  • Ministria e Financave dhe Ekonomisë
  • Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve
  • Qendra Kombëtare e Biznesit
  • Drejtoria e Përgjithshme e Policisë
  • Agjensia Kombëtare e Ushqimit
  • Qendra e Botimeve Zyrtare

Për denoncime

0800 22 22

Numër pa pagesë

Për stafin e doganave

Akseso Emailin
  • Dogana Digjitale
  • Individ
  • Biznes
  • Lehtësira dhe Përjashtime
  • Institucioni
  • Njoftime
  • Kontakt
  • Programi i Transparencës
  • Libri jeshil
  • Newsletters