HomeDogana DigjitaleSwitch to English
  • Individ
  • Biznes
  • Lehtësira dhe Përjashtime
  • Institucioni
  • Njoftime
  • Kontakt

  • Programi i Transparencës
  • Libri jeshil
  • Newsletters

Institucioni

  • Rreth nesh
  • Organizimi
    • Drejtoria e Përgjthshme e Doganave
    • Trajnimet
    • Anëtarësimi në Organizma Ndërkombëtarë
  • Legjislacioni Doganor
    • Kodi Doganor
    • Dispozitat Zbatuese të Kodit Doganor
    • Dispozitat Zbatuese të shfuqizuara
    • Urdhra të përbashkët
    • Legjislacioni mbi Akcizen
    • Rregullore të brendshme
    • Marrëveshjet
    • Konventat dhe Protokollet
    • Terminologji
  • Projektet
    • Projekti i BB “Lehtësimi i tregtisë dhe transportit në Ballkanin
    • Projekti PEN-CP
    • Projekti COMOBILON
    • Projekte të realizuara
    • Projekti ADRIACUSTOMS
  • Aktivitete të Administratës Doganore
  • Publikime
    • Statistika
    • Publikime legjislacioni
    • Kartela Informative
    • Tarifat për kryerjen e shërbimeve të veçanta
  • Programi i Transparencës
    • Rreth Autoritetit
    • Kuadri Ligjor Rregullator
    • E drejta per tu informuar dhe ankuar
    • Mekanizmat monitorues dhe kontrollues që veprojnë mbi AP
    • Informacion mbi buxhetin e te dhënat financiare te Autoritetit publik
    • Informacion mbi procedurat e prokurimit, proçedurat konkuruese
    • Shërbimet që ofrohen nga Autoriteti Publik
    • Procedurat/mekanizmat për të dhënë mendime
    • Sistemi i mbajtjes dokumentacionit, llojet dhe format e dokumenteve
    • Regjistri i Kërkesave dhe Përgjigjeve
    • Ndihma Shoqërore/subvencione të dhëna nga AP
    • Informacione/dokumente që kërkohen me shpesh
    • Programi
    • Koordinatori për të drejtën e informimit
    • Procedurat Publike Konkuruese
  • Raporto Korrupsionin

Institucioni > Aktivitete të Administratës Doganore >

Dogana Shqiptare në takimin rajonal për operacionin “Balkan Eye-1”

Sarajevë, 26.06.2026 - Përfaqësues të Administratës Doganore Shqiptare morën pjesë në Takimin Rajonal të organizuar në Bosnje Hercegovinë, në kuadër të projektit të përbashkët të Bashkimit Europian dhe UNODC për forcimin e kontrollit kufitar dhe luftën kundër trafikut të paligjshëm në Europën Juglindore.

Takimi u zhvillua pas përfundimit të operacionit rajonal “Balkan Eye-1”, një aktivitet i koordinuar ndërmjet administratave doganore dhe agjencive ligjzbatuese të vendeve të rajonit, i cili synon forcimin e kontrolleve kufitare, shkëmbimin e informacionit operacional dhe identifikimin e rasteve të trafikimit dhe shkeljeve doganore.

Gjatë operacionit, vendet pjesëmarrëse bashkëpunuan ngushtë përmes shkëmbimit të të dhënave, sinjalizimeve operative dhe analizave të riskut, duke mundësuar kryerjen e kontrolleve të koordinuara në pika të ndryshme kufitare. Takimi në Sarajevë shërbeu për prezantimin e rezultateve të operacionit, ndarjen e praktikave më të mira dhe diskutimin e mekanizmave për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit rajonal.

Operacioni rajonal “Balkan Eye-1” u finalizua me 19 raste sekuestrimesh dhe ndërhyrjesh ligjzbatuese, me një vlerë totale të vlerësuar mbi 72,745 euro. Rezultatet e operacionit evidentuan shkelje që lidhen me kontrabandën e valutës, kontrabandën e arit, trafikimin e lëndëve narkotike, përdorimin e dokumenteve të falsifikuara të udhëtimit, kontrabandën e mallrave luksoze, mallrat e padeklaruara dhe kundërvajtje të tjera doganore.

Një pjesë e rëndësishme e diskutimeve iu kushtua edhe kërcënimit në rritje që paraqesin opioidet sintetike, përfshirë Fentanyl-in dhe drogat e reja sintetike, si dhe nevojës për rritjen e koordinimit ndërmjet administratave doganore, policive kufitare dhe partnerëve ndërkombëtarë për identifikimin dhe goditjen e këtyre fenomeneve.

Pjesëmarrja e Doganës Shqiptare në këtë aktivitet konfirmon angazhimin e institucionit për forcimin e bashkëpunimit rajonal dhe ndërkombëtar, shkëmbimin e informacionit operacional dhe rritjen e efektivitetit të kontrolleve doganore në luftën kundër kontrabandës, trafikimit të paligjshëm dhe formave të tjera të krimit ndërkufitar.

Drejtoria e Përgjithshme

Shiko vendndodhjen në hartë

Degët Doganore

Shiko vendndodhjen në hartë

Lidhje me Institucionet Kombëtare

  • Këshilli i Ministrave
  • Ministria e Financave dhe Ekonomisë
  • Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve
  • Qendra Kombëtare e Biznesit
  • Drejtoria e Përgjithshme e Policisë
  • Agjensia Kombëtare e Ushqimit
  • Qendra e Botimeve Zyrtare

Për denoncime

0800 22 22

Numër pa pagesë

Për stafin e doganave

Akseso Emailin
  • Dogana Digjitale
  • Individ
  • Biznes
  • Lehtësira dhe Përjashtime
  • Institucioni
  • Njoftime
  • Kontakt
  • Programi i Transparencës
  • Libri jeshil
  • Newsletters