Institucioni > Aktivitete të Administratës Doganore >
Administrata Doganore Shqiptare mori pjesë në Takimin e 26-të të Këshillit të Qendrës së Zbatimit të Ligjit për Evropën Juglindore (SELEC), i zhvilluar në Bukuresht, Rumani.
Gjatë takimit, përfaqësuesit e vendeve anëtare diskutuan prioritetet strategjike të organizatës, forcimin e bashkëpunimit rajonal dhe koordinimin e përpjekjeve të përbashkëta në luftën kundër krimit të organizuar ndërkufitar.
Në fokus të diskutimeve ishin raporti vjetor i aktivitetit të SELEC, planet e punës dhe buxhetet e ardhshme, si edhe çështje që lidhen me zgjerimin e partneriteteve dhe zgjedhjen e Drejtorit të Përgjithshëm të organizatës.
Pjesëmarrja e Administratës Doganore Shqiptare në këtë forum konfirmon angazhimin e vazhdueshëm për forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar, shkëmbimin e praktikave më të mira dhe rritjen e efektivitetit në adresimin e sfidave të përbashkëta të sigurisë.
Administrata Doganore Shqiptare mbetet e përkushtuar për të kontribuar aktivisht në nismat rajonale dhe ndërkombëtare që mbështesin sigurinë, sundimin e ligjit dhe mbrojtjen e interesave financiare të vendit.