Institucioni > Aktivitete të Administratës Doganore >
Tiranë, 16 Qershor 2026 – Bordi i Transparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe gazit ka miratuar vendimin nr. 36, datë 16.06.2026, për përcaktimin e çmimeve tavan të tregtimit të gazoilit dhe benzinës.
Sipas vendimit, çmimet maksimale të miratuara janë:
• Me shumicë:
– 168 lekë/litër për gazoilin
– 156 lekë/litër për benzinën
• Me pakicë:
– 180 lekë/litër për gazoilin
– 168 lekë/litër për benzinën
• Për gazoilin për peshkim:
– 84 lekë/litër
Çmimet janë përcaktuar sipas metodologjisë ligjore në fuqi, duke reflektuar ecurinë e çmimeve ndërkombëtare të nënprodukteve në bursë, detyrimet doganore dhe tatimore të aplikueshme, si dhe marzhet maksimale të tregtimit.
Referuar Aktit Normativ nr. 1, datë 03.04.2026, çmimet e miratuara rezultojnë nën kufijtë e parashikuar për aplikimin e nivelit të reduktuar të akcizës, ndaj do të vijojë të zbatohet niveli i plotë i akcizës (100%).
Vendimi hyn në fuqi më datë 16.06.2026, ora 14:00 dhe do të qëndrojë në fuqi deri në një njoftim të dytë të Bordit. Vendimi është i detyrueshëm për të gjithë operatorët ekonomikë që tregtojnë me shumicë dhe pakicë produktet dhe nënproduktet e naftës dhe gazit.