HomeDogana DigjitaleSwitch to English
  • Individ
  • Biznes
  • Lehtësira dhe Përjashtime
  • Institucioni
  • Njoftime
  • Kontakt

  • Programi i Transparencës
  • Libri jeshil
  • Newsletters

Institucioni

  • Rreth nesh
  • Organizimi
    • Drejtoria e Përgjthshme e Doganave
    • Trajnimet
    • Anëtarësimi në Organizma Ndërkombëtarë
  • Legjislacioni Doganor
    • Kodi Doganor
    • Dispozitat Zbatuese të Kodit Doganor
    • Dispozitat Zbatuese të shfuqizuara
    • Urdhra të përbashkët
    • Legjislacioni mbi Akcizen
    • Rregullore të brendshme
    • Marrëveshjet
    • Konventat dhe Protokollet
    • Terminologji
  • Projektet
    • Projekti i BB “Lehtësimi i tregtisë dhe transportit në Ballkanin
    • Projekti PEN-CP
    • Projekti COMOBILON
    • Projekte të realizuara
    • Projekti ADRIACUSTOMS
  • Aktivitete të Administratës Doganore
  • Publikime
    • Statistika
    • Publikime legjislacioni
    • Kartela Informative
    • Tarifat për kryerjen e shërbimeve të veçanta
  • Programi i Transparencës
    • Rreth Autoritetit
    • Kuadri Ligjor Rregullator
    • E drejta per tu informuar dhe ankuar
    • Mekanizmat monitorues dhe kontrollues që veprojnë mbi AP
    • Informacion mbi buxhetin e te dhënat financiare te Autoritetit publik
    • Informacion mbi procedurat e prokurimit, proçedurat konkuruese
    • Shërbimet që ofrohen nga Autoriteti Publik
    • Procedurat/mekanizmat për të dhënë mendime
    • Sistemi i mbajtjes dokumentacionit, llojet dhe format e dokumenteve
    • Regjistri i Kërkesave dhe Përgjigjeve
    • Ndihma Shoqërore/subvencione të dhëna nga AP
    • Informacione/dokumente që kërkohen me shpesh
    • Programi
    • Koordinatori për të drejtën e informimit
    • Procedurat Publike Konkuruese
  • Raporto Korrupsionin

Institucioni > Aktivitete të Administratës Doganore >

Vijojnë trajnimet për implementimin e Sistemit të Transitit të Përbashkët (NCTS) me BE-në

Tiranë, 15.06.2026 - Në kuadër të zbatimit të projektit për implementimin e Sistemit të Transitit të Përbashkët me BE-në (NCTS – New Computerised Transit System), po zhvillohen trajnime të dedikuara me përdoruesit e sistemit. Në këto aktivitete po marrin pjesë përfaqësues të kompanisë përgjegjëse për zhvillimin e sistemit, anëtarët e grupit të punës, Njësia e Implementimit të Projektit (PIU), si dhe eksperti ndërkombëtar i angazhuar në kuadër të projektit.

Trajnimet fokusohen në prezantimin dhe përdorimin praktik të moduleve të sistemit NCTS, me qëllim njohjen e përdoruesve me funksionalitetet e reja, diskutimin e çështjeve teknike dhe procedurale, si dhe koordinimin e veprimeve të nevojshme për implementimin e suksesshëm të sistemit.

NCTS përfaqëson një nga modernizimet më të rëndësishme në fushën e transitit doganor, duke mundësuar shkëmbimin elektronik të të dhënave në kohë reale ndërmjet administratave doganore europiane dhe operatorëve ekonomikë. Sistemi sjell përmirësime të ndjeshme në efikasitetin e procedurave të transitit, uljen e dokumentacionit në letër, rritjen e transparencës dhe gjurmueshmërisë së lëvizjes së mallrave, si dhe përshpejtimin e përpunimit të deklaratave të transitit.

Një nga risitë kryesore të NCTS është automatizimi i proceseve të komunikimit dhe menaxhimit të tranzitit përmes mesazheve elektronike të standardizuara, duke reduktuar ndërhyrjet manuale dhe duke rritur sigurinë e të dhënave. Gjithashtu, sistemi krijon mundësi më të mëdha për menaxhimin e riskut dhe monitorimin efektiv të operacioneve të transitit në përputhje me standardet europiane.

Zhvillimi i këtyre trajnimeve përbën një hap të rëndësishëm drejt përgatitjes së administratës doganore dhe komunitetit të biznesit për përdorimin e plotë të sistemit, duke siguruar një tranzicion të suksesshëm drejt procedurave moderne dhe të digjitalizuara të transitit. Implementimi i NCTS-së ka një rëndësi të veçantë edhe në kuadër të procesit të integrimit evropian, pasi përbën një nga kërkesat kryesore për aderimin në Konventën e Transitit të Përbashkët dhe harmonizimin e procedurave doganore me standardet e Bashkimit Europian. Funksionalizimi i këtij sistemi do të lehtësojë lëvizjen ndërkombëtare të mallrave, do të forcojë bashkëpunimin me administratat doganore të vendeve partnere dhe do të afrojë më tej Shqipërinë me praktikat dhe mekanizmat e tregut të përbashkët europian.

Drejtoria e Përgjithshme

Shiko vendndodhjen në hartë

Degët Doganore

Shiko vendndodhjen në hartë

Lidhje me Institucionet Kombëtare

  • Këshilli i Ministrave
  • Ministria e Financave dhe Ekonomisë
  • Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve
  • Qendra Kombëtare e Biznesit
  • Drejtoria e Përgjithshme e Policisë
  • Agjensia Kombëtare e Ushqimit
  • Qendra e Botimeve Zyrtare

Për denoncime

0800 22 22

Numër pa pagesë

Për stafin e doganave

Akseso Emailin
  • Dogana Digjitale
  • Individ
  • Biznes
  • Lehtësira dhe Përjashtime
  • Institucioni
  • Njoftime
  • Kontakt
  • Programi i Transparencës
  • Libri jeshil
  • Newsletters