HomeDogana DigjitaleSwitch to English
  • Individ
  • Biznes
  • Lehtësira dhe Përjashtime
  • Institucioni
  • Njoftime
  • Kontakt

  • Programi i Transparencës
  • Libri jeshil
  • Newsletters

Institucioni

  • Rreth nesh
  • Organizimi
    • Drejtoria e Përgjthshme e Doganave
    • Trajnimet
    • Anëtarësimi në Organizma Ndërkombëtarë
  • Legjislacioni Doganor
    • Kodi Doganor
    • Dispozitat Zbatuese të Kodit Doganor
    • Dispozitat Zbatuese të shfuqizuara
    • Urdhra të përbashkët
    • Legjislacioni mbi Akcizen
    • Rregullore të brendshme
    • Marrëveshjet
    • Konventat dhe Protokollet
    • Terminologji
  • Projektet
    • Projekti i BB “Lehtësimi i tregtisë dhe transportit në Ballkanin
    • Projekti PEN-CP
    • Projekti COMOBILON
    • Projekte të realizuara
    • Projekti ADRIACUSTOMS
  • Aktivitete të Administratës Doganore
  • Publikime
    • Statistika
    • Publikime legjislacioni
    • Kartela Informative
    • Tarifat për kryerjen e shërbimeve të veçanta
  • Programi i Transparencës
    • Rreth Autoritetit
    • Kuadri Ligjor Rregullator
    • E drejta per tu informuar dhe ankuar
    • Mekanizmat monitorues dhe kontrollues që veprojnë mbi AP
    • Informacion mbi buxhetin e te dhënat financiare te Autoritetit publik
    • Informacion mbi procedurat e prokurimit, proçedurat konkuruese
    • Shërbimet që ofrohen nga Autoriteti Publik
    • Procedurat/mekanizmat për të dhënë mendime
    • Sistemi i mbajtjes dokumentacionit, llojet dhe format e dokumenteve
    • Regjistri i Kërkesave dhe Përgjigjeve
    • Ndihma Shoqërore/subvencione të dhëna nga AP
    • Informacione/dokumente që kërkohen me shpesh
    • Programi
    • Koordinatori për të drejtën e informimit
    • Procedurat Publike Konkuruese
  • Raporto Korrupsionin

Institucioni > Aktivitete të Administratës Doganore >

Drejtori i Përgjithshëm i Doganave në konferencën e nivelit të lartë BE–Ballkani Perëndimor në Athinë

Athinë, 11 qershor 2026 – Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Besmir Beja, mori pjesë në Konferencën e Tretë të Drejtorëve të Përgjithshëm të Doganave të Ballkanit Perëndimor dhe shteteve anëtare të Bashkimit Europian, e zhvilluar në Athinë, Greqi.

Konferenca, me temë “Lidhja e Tregjeve, Harmonizimi i Standardeve: Korsitë e Gjelbra si shtyllë e integrimit të përforcuar në Tregun e Vetëm të BE-së”, mblodhi drejtues të administratave doganore nga vendet e CEFTA-s dhe shtetet anëtare të BE-së, përfaqësues të Komisionit Europian, komunitetit të biznesit dhe organizatave rajonale e ndërkombëtare.

Aktiviteti u organizua nga Sekretariati i CEFTA-s nëpërmjet veprimit SEED+, në bashkëpunim me Autoritetin e Pavarur të të Ardhurave Publike të Republikës së Greqisë dhe Sekretariatin e Komunitetit të Transportit, duke shërbyer si një platformë e rëndësishme për avancimin e bashkëpunimit doganor dhe mbështetjen e integrimit gradual të vendeve të rajonit në Tregun e Vetëm Europian.

Diskutimet u fokusuan në zgjerimin e konceptit të Korsive të Gjelbra, forcimin e ndërveprueshmërisë së sistemeve doganore, zhvillimin e mjeteve digjitale dhe harmonizimin e praktikave operacionale, me qëllim krijimin e flukseve tregtare më të sigurta, më efikase dhe më të parashikueshme ndërmjet vendeve të CEFTA-s dhe Bashkimit Europian.

Gjatë panelit të dytë, kushtuar rolit strategjik të administratave doganore në procesin e integrimit europian, Drejtori i Përgjithshëm i Doganave ndau përvojën e Shqipërisë në modernizimin e procedurave doganore, lehtësimin e tregtisë dhe forcimin e bashkëpunimit rajonal. Në diskutim u theksua se bashkëpunimi doganor nuk përfaqëson më vetëm një instrument për lehtësimin e tregtisë, por një mekanizëm të rëndësishëm për integrimin ekonomik dhe afrimin me standardet e Bashkimit Europian.

Në këtë kuadër, z. Beja vuri në dukje se modernizimi i proceseve doganore, shkëmbimi i informacionit dhe koordinimi ndërmjet administratave mbeten elementë thelbësorë për krijimin e një tregtie më të shpejtë, më të sigurt dhe më të parashikueshme. Ai theksoi gjithashtu se nisma e Korsive të Gjelbra përfaqëson një hap konkret drejt afrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor me standardet dhe praktikat e Bashkimit Europian.

Pjesëmarrësit diskutuan gjithashtu forcimin e bashkëpunimit ndërmjet administratave doganore të vendeve të CEFTA-s dhe Bashkimit Europian përmes sistemeve të ndërveprueshme, menaxhimit të koordinuar të riskut, programeve të Operatorëve Ekonomikë të Autorizuar (AEO) dhe përafrimit me reformën e re të Kodit Doganor të Unionit. Një vëmendje e veçantë iu kushtua rolit të shkëmbimit elektronik të të dhënave përmes platformës SEED+, si një mjet kyç për rritjen e transparencës, përshpejtimin e procedurave kufitare dhe forcimin e bashkëpunimit ndërmjet administratave.

Në përfundim të konferencës u prezantua deklarata përfundimtare, e cila përmblodhi prioritetet dhe angazhimet e përbashkëta të dakordësuara gjatë diskutimeve. Pjesëmarrësit riafirmuan rëndësinë e bashkëpunimit doganor si një shtysë konkrete për integrimin europian, me fokus në digjitalizimin, ndërveprueshmërinë e sistemeve, menaxhimin e koordinuar të riskut, partneritetet me operatorët ekonomikë dhe vijimin e zbatimit të Korsive të Gjelbra dhe Blu të mbështetura nga SEED+. Gjithashtu, u theksua nevoja për të kaluar nga angazhimet politike drejt zbatimit konkret të masave që forcojnë lidhjen ekonomike dhe tregtare ndërmjet vendeve të rajonit dhe Bashkimit Europian.

Konferenca e këtij viti pason edicionin e dytë të zhvilluar në Tiranë në qershor 2025, organizuar nga Dogana Shqiptare, i cili mblodhi drejtuesit e administratave doganore të Ballkanit Perëndimor dhe të shteteve anëtare të Bashkimit Europian për të diskutuar prioritetet e përbashkëta në fushën doganore dhe integrimin europian.

Drejtoria e Përgjithshme

Shiko vendndodhjen në hartë

Degët Doganore

Shiko vendndodhjen në hartë

Lidhje me Institucionet Kombëtare

  • Këshilli i Ministrave
  • Ministria e Financave dhe Ekonomisë
  • Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve
  • Qendra Kombëtare e Biznesit
  • Drejtoria e Përgjithshme e Policisë
  • Agjensia Kombëtare e Ushqimit
  • Qendra e Botimeve Zyrtare

Për denoncime

0800 22 22

Numër pa pagesë

Për stafin e doganave

Akseso Emailin
  • Dogana Digjitale
  • Individ
  • Biznes
  • Lehtësira dhe Përjashtime
  • Institucioni
  • Njoftime
  • Kontakt
  • Programi i Transparencës
  • Libri jeshil
  • Newsletters