Institucioni > Aktivitete të Administratës Doganore >
Dogana e Tiranës, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit dhe Postën Shqiptare, parandaloi një tentativë për trafikimin e pjesëve të armëve të zjarrit nga SHBA drejt Shqipërisë, përmes shërbimit postar.
Në kuadër të kontrolleve dhe verifikimeve të kryera nga strukturat përgjegjëse, u identifikua dhe u bllokua dërgesa e dyshuar, ndërsa u arrestua në flagrancë një shtetas që po merrte pakon. Gjatë operacionit u sekuestruan pjesë armësh zjarri, përfshirë një tytë arme, një silenciator, krehra dhe pjesë të tyre.
Dogana Shqiptare mbetet e angazhuar në forcimin e kontrolleve dhe bashkëpunimit ndërinstitucional për parandalimin e trafikimit të mallrave të paligjshme dhe garantimin e sigurisë së vendit.