Institucioni > Aktivitete të Administratës Doganore >
Tiranë, 30 maj 2026 – Bordi i Transparencës ka miratuar Vendimin nr. 29, datë 30.05.2026, për përcaktimin e çmimeve tavan të tregtimit me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës dhe gazit.
Sipas këtij vendimi, çmimet tavan të miratuara janë si më poshtë:
Çmimet tavan (shitja me shumicë):
173 lekë/litër për gazoilin
161 lekë/litër për benzinën
Çmimet tavan (shitja me pakicë):
185 lekë/litër për gazoilin
173 lekë/litër për benzinën
Çmimi tavan për gazoilin për peshkim:
90 lekë/litër
Në zbatim të kuadrit ligjor në fuqi, niveli i akcizës vijon të aplikohet i plotë (100%), pasi çmimet e miratuara mbeten nën kufijtë e përcaktuar në Aktin Normativ nr. 1, datë 03.04.2026.
Efektet e këtij vendimi fillojnë në datë 30.05.2026, ora 13:00, dhe do të jenë në fuqi deri në një njoftim të dytë të Bordit të Transparencës.