HomeDogana DigjitaleSwitch to English
  • Individ
  • Biznes
  • Lehtësira dhe Përjashtime
  • Institucioni
  • Njoftime
  • Kontakt

  • Programi i Transparencës
  • Libri jeshil
  • Newsletters

Institucioni

  • Rreth nesh
  • Organizimi
    • Drejtoria e Përgjthshme e Doganave
    • Trajnimet
    • Anëtarësimi në Organizma Ndërkombëtarë
  • Legjislacioni Doganor
    • Kodi Doganor
    • Dispozitat Zbatuese të Kodit Doganor
    • Dispozitat Zbatuese të shfuqizuara
    • Urdhra të përbashkët
    • Legjislacioni mbi Akcizen
    • Rregullore të brendshme
    • Marrëveshjet
    • Konventat dhe Protokollet
    • Terminologji
  • Projektet
    • Projekti i BB “Lehtësimi i tregtisë dhe transportit në Ballkanin
    • Projekti PEN-CP
    • Projekti COMOBILON
    • Projekte të realizuara
    • Projekti ADRIACUSTOMS
  • Aktivitete të Administratës Doganore
  • Publikime
    • Statistika
    • Publikime legjislacioni
    • Kartela Informative
    • Tarifat për kryerjen e shërbimeve të veçanta
  • Programi i Transparencës
    • Rreth Autoritetit
    • Kuadri Ligjor Rregullator
    • E drejta per tu informuar dhe ankuar
    • Mekanizmat monitorues dhe kontrollues që veprojnë mbi AP
    • Informacion mbi buxhetin e te dhënat financiare te Autoritetit publik
    • Informacion mbi procedurat e prokurimit, proçedurat konkuruese
    • Shërbimet që ofrohen nga Autoriteti Publik
    • Procedurat/mekanizmat për të dhënë mendime
    • Sistemi i mbajtjes dokumentacionit, llojet dhe format e dokumenteve
    • Regjistri i Kërkesave dhe Përgjigjeve
    • Ndihma Shoqërore/subvencione të dhëna nga AP
    • Informacione/dokumente që kërkohen me shpesh
    • Programi
    • Koordinatori për të drejtën e informimit
    • Procedurat Publike Konkuruese
  • Raporto Korrupsionin

Institucioni > Aktivitete të Administratës Doganore >

Vendim i Bordit të Transparencës, datë 23 Maj 2026  

 


Tiranë, 23 maj 2026 – Bordi i Transparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit ka miratuar Vendimin nr. 26, datë 23.05.2026, për përcaktimin e çmimeve tavan të tregtimit në tregun vendas të benzinës dhe gazoilit.


Vendimi është marrë në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 186, datë 19.03.2026 “Për shpalljen e situatës së veçantë në tregun e hidrokarbureve”, si dhe në zbatim të ligjit nr. 8450, datë 24.02.1999 “Për përpunimin, transportimin dhe tregtimin e naftës, të gazit dhe nënprodukteve të tyre”, të ndryshuar, dhe Aktit Normativ nr. 1, datë 03.04.2026.

 
Sipas vendimit të miratuar, çmimet tavan të tregtimit janë:

 
Çmimet tavan për shitjen me shumicë:

• 183 lekë/litër për gazoilin

• 170 lekë/litër për benzinën


Çmimet tavan për shitjen me pakicë:

• 195 lekë/litër për gazoilin

• 182 lekë/litër për benzinën

 
Vlera “Premio” zbatohet sipas publikimit të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave të një dite më parë. Çmimet e miratuara reflektojnë kuotimet ndërkombëtare të bursës, të publikuara nga agjencia “S&P Global Platts” në USD, në kushtet e lëvrimit FOB Med, si dhe detyrimet doganore dhe tatimore në fuqi, përfshirë marzhet bruto maksimale të tregtimit dhe TVSH-në.


Bazuar në zbatimin e metodologjisë së përcaktuar në ligjin nr. 8450/1999, çmimet e miratuara janë nën kufirin e përcaktuar në Aktin Normativ nr. 1, datë 03.04.2026, dhe për rrjedhojë niveli i akcizës do të zbatohet i plotë, në masën 100%.


Vendimi hyn në fuqi më datë 23.05.2026, ora 13:20 dhe është i detyrueshëm për të gjitha shoqëritë që tregtojnë me shumicë dhe pakicë nënproduktet e naftës dhe gazit.

Dokumenta ndihmëse

  • Vendim bordi nr. 26 per miratim cmimet tavan date 23.05.2026 

Drejtoria e Përgjithshme

Shiko vendndodhjen në hartë

Degët Doganore

Shiko vendndodhjen në hartë

Lidhje me Institucionet Kombëtare

  • Këshilli i Ministrave
  • Ministria e Financave dhe Ekonomisë
  • Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve
  • Qendra Kombëtare e Biznesit
  • Drejtoria e Përgjithshme e Policisë
  • Agjensia Kombëtare e Ushqimit
  • Qendra e Botimeve Zyrtare

Për denoncime

0800 22 22

Numër pa pagesë

Për stafin e doganave

Akseso Emailin
  • Dogana Digjitale
  • Individ
  • Biznes
  • Lehtësira dhe Përjashtime
  • Institucioni
  • Njoftime
  • Kontakt
  • Programi i Transparencës
  • Libri jeshil
  • Newsletters