Institucioni > Aktivitete të Administratës Doganore >
Tiranë, 21.05.2026 - Përfaqësues të Administratës Doganore Shqiptare morën pjesë në takimin e Grupit të Ekspertëve të Performancës së Bashkimit Doganor (Customs Union Performance – CUP), i zhvilluar më 20–21 maj 2026 në Lisbonë, Portugali.
Gjatë takimit u trajtuan çështje që lidhen me përgatitjen e Raportit Vjetor CUP 2025, procesin e mbledhjes dhe validimit të të dhënave, analizën e rezultateve të performancës për vitin 2025, si dhe metodologjinë e punës për fazat e ardhshme.
Në fokus të diskutimeve ishin gjithashtu zhvillimet më të fundit në kuadër të Reformës Doganore të Bashkimit Europian, heqja e pragut de minimis, si dhe evolucioni i flukseve të tregtisë elektronike (e-commerce).
Pjesëmarrja e Administratës Doganore Shqiptare në këtë aktivitet kontribuon në forcimin e bashkëpunimit institucional dhe në përafrimin me standardet dhe praktikat më të mira europiane në fushën doganore.