Institucioni > Aktivitete të Administratës Doganore >
Tiranë, 19 maj 2026 – Bordi i Transparencës ka miratuar vendimin nr. 23, datë 19.05.2026, mbi çmimet tavan të tregtimit me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës dhe gazit.
Sipas vendimit, çmimet tavan për shitjen me pakicë janë përcaktuar:
• 205 lekë/litri për gazoilin;
• 189 lekë/litri për benzinën.
Ndërsa çmimet tavan për shitjen me shumicë janë:
• 193 lekë/litri për gazoilin;
• 177 lekë/litri për benzinën.
Vendimi parashikon që niveli i akcizës të vijojë të zbatohet i plotë, pasi çmimet e miratuara mbeten nën kufijtë e përcaktuar nga Akti Normativ nr. 1, datë 03.04.2026.
Efektet e këtij vendimi hyjnë në fuqi më datë 19.05.2026, ora 17:00 dhe do të jenë të vlefshme deri në një njoftim të dytë.