Institucioni > Aktivitete të Administratës Doganore >
Tiranë, 15 maj 2026 – Janë miratuar çmimet e reja tavan për tregtimin me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës dhe gazit, në kuadër të masave për monitorimin dhe stabilizimin e tregut të hidrokarbureve.
Vendimi bazohet në metodologjinë ligjore në fuqi, duke reflektuar luhatjet e çmimeve në bursat ndërkombëtare, të dhënat e publikuara nga agjencia “S&P Global Platts”, si dhe detyrimet fiskale dhe marzhet e tregtimit.
Çmimet tavan të miratuara janë:
Shitje me shumicë:
Shitje me pakicë:
Çmimet e përcaktuara janë nën kufijtë e parashikuar për aplikimin e nivelit të reduktuar të akcizës, ndaj për të dy produktet zbatohet niveli i plotë i akcizës (100%).
Këto janë çmime maksimale dhe nuk mund të tejkalohen nga operatorët ekonomikë, ndërsa mbetet mundësia për tregtim me çmime më të ulëta.
Vendimi hyn në fuqi më datë 15 maj 2026, ora 13:00 dhe do të qëndrojë në fuqi deri në një njoftim të dytë.