Institucioni > Aktivitete të Administratës Doganore >
Tiranë, 8 maj 2026 – Janë miratuar çmimet e reja tavan për tregtimin me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës dhe gazit, në kuadër të masave për monitorimin dhe stabilizimin e tregut të hidrokarbureve.
Vendimi bazohet në metodologjinë ligjore në fuqi, duke reflektuar luhatjet e çmimeve në bursat ndërkombëtare, të dhënat e publikuara nga agjencia “S&P Global Platts”, si dhe detyrimet fiskale dhe marzhet e tregtimit.
Çmimet tavan të miratuara janë:
Shitje me shumicë:
Shitje me pakicë:
Çmimet e përcaktuara janë nën kufijtë e parashikuar për aplikimin e nivelit të reduktuar të akcizës, ndaj për të dy produktet zbatohet niveli i plotë i akcizës (100%).
Këto janë çmime maksimale dhe nuk mund të tejkalohen nga operatorët ekonomikë, ndërsa mbetet mundësia për tregtim me çmime më të ulëta.
Vendimi hyn në fuqi më datë 8 maj 2026, ora 13:30 dhe do të qëndrojë në fuqi deri në një njoftim të dytë.