Institucioni > Aktivitete të Administratës Doganore >
Tiranë, 29 prill 2026 – Janë miratuar çmimet e reja tavan për tregtimin me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës dhe gazit, në kuadër të vijimit të masave për monitorimin e tregut të hidrokarbureve.
Vendimi mbështetet në metodologjinë ligjore në fuqi, duke reflektuar ecurinë e çmimeve në bursat ndërkombëtare, të dhënat e publikuara nga agjencia “S&P Global Platts”, si dhe detyrimet fiskale dhe marzhet e tregtimit.
Çmimet tavan të miratuara janë:
Shitje me shumicë:
191 lekë/litër për gazoilin
168 lekë/litër për benzinën
Shitje me pakicë:
203 lekë/litër për gazoilin
180 lekë/litër për benzinën
Çmimet e përcaktuara rezultojnë nën kufijtë e parashikuar për aplikimin e nivelit të reduktuar të akcizës, ndaj për të dy produktet zbatohet niveli i plotë i akcizës (100%).
Këto janë çmime maksimale dhe nuk mund të tejkalohen nga operatorët ekonomikë, ndërsa mbetet mundësia për tregtim me çmime më të ulëta.
Vendimi hyn në fuqi më datë 29 prill 2026, ora 11:30 dhe do të qëndrojë në fuqi deri në një njoftim të dytë.