Institucioni > Aktivitete të Administratës Doganore >
Tiranë, 25 prill 2026 – Janë miratuar çmimet e reja tavan për tregtimin me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës dhe gazit, në vijim të masave për monitorimin dhe stabilizimin e tregut të hidrokarbureve.
Vendimi bazohet në metodologjinë ligjore në fuqi, duke reflektuar ecurinë e çmimeve në bursat ndërkombëtare, të dhënat e publikuara nga agjencia “S&P Global Platts”, si dhe detyrimet fiskale dhe marzhet e tregtimit.
Çmimet tavan të miratuara janë:
Shitje me shumicë:
194 lekë/litër për gazoilin
169 lekë/litër për benzinën
Shitje me pakicë:
206 lekë/litër për gazoilin
181 lekë/litër për benzinën
Çmimet e përcaktuara rezultojnë nën kufijtë e parashikuar për aplikimin e nivelit të reduktuar të akcizës, ndaj për të dy produktet zbatohet niveli i plotë i akcizës (100%).
Këto janë çmime maksimale dhe nuk mund të tejkalohen nga operatorët ekonomikë, ndërsa mbetet mundësia për tregtim me çmime më të ulëta.
Gjithashtu, në kuadër të forcimit të monitorimit të tregut, janë përcjellë për vlerësim të mëtejshëm rastet e konstatuara të shkeljeve, për të cilat do të kryhen verifikime të thelluara.
Vendimi hyn në fuqi më datë 25 prill 2026, ora 14:00 dhe do të qëndrojë në fuqi deri në një njoftim të dytë.