HomeDogana DigjitaleSwitch to English
  • Individ
  • Biznes
  • Lehtësira dhe Përjashtime
  • Institucioni
  • Njoftime
  • Kontakt

  • Programi i Transparencës
  • Libri jeshil
  • Newsletters

Institucioni

  • Rreth nesh
  • Organizimi
    • Drejtoria e Përgjthshme e Doganave
    • Trajnimet
    • Anëtarësimi në Organizma Ndërkombëtarë
  • Legjislacioni Doganor
    • Kodi Doganor
    • Dispozitat Zbatuese të Kodit Doganor
    • Dispozitat Zbatuese të shfuqizuara
    • Urdhra të përbashkët
    • Legjislacioni mbi Akcizen
    • Rregullore të brendshme
    • Marrëveshjet
    • Konventat dhe Protokollet
    • Terminologji
  • Projektet
    • Projekti i BB “Lehtësimi i tregtisë dhe transportit në Ballkanin
    • Projekti PEN-CP
    • Projekti COMOBILON
    • Projekte të realizuara
    • Projekti ADRIACUSTOMS
  • Aktivitete të Administratës Doganore
  • Publikime
    • Statistika
    • Publikime legjislacioni
    • Kartela Informative
    • Tarifat për kryerjen e shërbimeve të veçanta
  • Programi i Transparencës
    • Rreth Autoritetit
    • Kuadri Ligjor Rregullator
    • E drejta per tu informuar dhe ankuar
    • Mekanizmat monitorues dhe kontrollues që veprojnë mbi AP
    • Informacion mbi buxhetin e te dhënat financiare te Autoritetit publik
    • Informacion mbi procedurat e prokurimit, proçedurat konkuruese
    • Shërbimet që ofrohen nga Autoriteti Publik
    • Procedurat/mekanizmat për të dhënë mendime
    • Sistemi i mbajtjes dokumentacionit, llojet dhe format e dokumenteve
    • Regjistri i Kërkesave dhe Përgjigjeve
    • Ndihma Shoqërore/subvencione të dhëna nga AP
    • Informacione/dokumente që kërkohen me shpesh
    • Programi
    • Koordinatori për të drejtën e informimit
    • Procedurat Publike Konkuruese
  • Raporto Korrupsionin

Institucioni > Aktivitete të Administratës Doganore >

Bashkëpunim për modernizimin e administratës doganore dhe lehtësimin e tregtisë

Bashkëpunim për modernizimin e administratës doganore dhe lehtësimin e tregtisë

Tiranë, 16.04.2026 - Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, z. Besmir Beja, zhvilloi një takim me drejtuesen e projektit RegioTrade, znj. Tanja Boskoviç, në kuadër të forcimit të bashkëpunimit dhe mbështetjes për Administratën Doganore Shqiptare. Në takim morën pjesë gjithashtu znj. Sonja Kurz, Drejtore e Zyrës së GIZ në Shqipëri, si dhe znj. Eranda Begaj, Koordinatore e vendit për Fondin Rajonal të Hapur për Tregtinë e Jashtme dhe Menaxhere Projekti në Zyrën e Tiranës.

RegioTrade dhe EU4Trade janë projekte të financuara nga Ministria Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (BMZ) dhe të bashkëfinancuara nga Bashkimi Europian, që mbështesin reformat tregtare dhe integrimin ekonomik rajonal në përputhje me standardet e BE-së.

Qëllimi i takimit ishte prezantimi dhe koordinimi i mëtejshëm i nismave në mbështetje të Administratës Doganore Shqiptare, si dhe diskutimi mbi prioritetet aktuale dhe forcimi i bashkëpunimit me projektet RegioTrade dhe GIZ.

U vlerësua gjithashtu bashkëpunimi i deritanishëm me GIZ, i cili ka kontribuar në modernizimin e proceseve doganore, forcimin e menaxhimit të riskut, zgjerimin e programeve të Operatorit Ekonomik të Autorizuar (AEO) dhe zhvillimin e shërbimeve dixhitale për bizneset.

Ky bashkëpunim ka ndikuar në përmirësimin e efikasitetit operacional dhe në përafrimin e mëtejshëm me standardet e Bashkimit Europian, përmes mbështetjes në fusha si procedurat elektronike, kontrolli i bazuar në risk dhe thjeshtimi i procedurave doganore.

Programi RegioTrade synon të vijojë mbështetjen për modernizimin e procedurave kufitare, forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe lehtësimin e tregtisë në rajon.

Takimi riafirmoi angazhimin e përbashkët për vijimin e reformave dhe forcimin e bashkëpunimit në funksion të një administrate doganore moderne, efikase dhe të përafruar me standardet e BE-së. 

 

Drejtoria e Përgjithshme

Shiko vendndodhjen në hartë

Degët Doganore

Shiko vendndodhjen në hartë

Lidhje me Institucionet Kombëtare

  • Këshilli i Ministrave
  • Ministria e Financave dhe Ekonomisë
  • Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve
  • Qendra Kombëtare e Biznesit
  • Drejtoria e Përgjithshme e Policisë
  • Agjensia Kombëtare e Ushqimit
  • Qendra e Botimeve Zyrtare

Për denoncime

0800 22 22

Numër pa pagesë

Për stafin e doganave

Akseso Emailin
  • Dogana Digjitale
  • Individ
  • Biznes
  • Lehtësira dhe Përjashtime
  • Institucioni
  • Njoftime
  • Kontakt
  • Programi i Transparencës
  • Libri jeshil
  • Newsletters