Institucioni > Aktivitete të Administratës Doganore >
Tiranë, 10 prill 2026 – Janë miratuar çmimet e reja tavan për tregtimin me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës dhe gazit, në kuadër të vijimit të masave për stabilizimin e tregut të hidrokarbureve.
Vendimi bazohet në legjislacionin në fuqi dhe në metodologjinë përkatëse, duke reflektuar ecurinë e çmimeve në bursat ndërkombëtare, të dhënat e publikuara nga agjencia “S&P Global Platts”, si dhe detyrimet fiskale dhe marzhet e tregtimit.
Çmimet tavan të miratuara janë:
Shitje me shumicë:
Shitje me pakicë:
Në përllogaritjet e kësaj radhe, çmimet rezultojnë nën kufijtë e përcaktuar nga Akti Normativ për aplikimin e nivelit të reduktuar të akcizës, çka nënkupton se për të dy produktet zbatohet niveli i plotë i akcizës (100%).
Çmimet e miratuara janë maksimale dhe nuk mund të tejkalohen nga operatorët ekonomikë, ndërsa këta të fundit mbeten të lirë t’i tregtojnë produktet me çmime më të ulëta.
Vendimi hyn në fuqi më datë 10 prill 2026, ora 18:00 dhe do të qëndrojë në fuqi deri në një vendimmarrje të mëtejshme.