Institucioni > Aktivitete të Administratës Doganore >
Përfaqësues të Administratës Doganore Shqiptare zhvilluan një vizitë pune pranë Shërbimit të të Ardhurave të Ministrisë së Financave të Gjeorgjisë, në kuadër të forcimit të bashkëpunimit ndërinstitucional dhe shkëmbimit të eksperiencave në fushën doganore.
Gjatë takimit, palët diskutuan mbi sfidat aktuale në administrimin doganor, si dhe mbi mundësitë për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit mes dy vendeve, me fokus në modernizimin e procedurave, lehtësimin e tregtisë dhe rritjen e efikasitetit operacional.
Në vijim të vizitës, ata u njohën nga afër me praktikat e ndjekura në Gjeorgji për përpunimin dhe kontrollin e mallrave, përmes vizitave në pikat SGP “Lower Automobile” dhe Zonën Ekonomike “Tbilisi”. Gjatë këtyre vizitave, u prezantua procesi i ngarkim-shkarkimit të mallrave në terren, i organizuar sipas parimit “One Mirror”, një model që synon përshpejtimin e procedurave dhe rritjen e transparencës në zinxhirin logjistik.
Kjo vizitë shërben si një hap i rëndësishëm në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe në promovimin e praktikave më të mira në administrimin doganor.