HomeDogana DigjitaleSwitch to English
  • Individ
  • Biznes
  • Lehtësira dhe Përjashtime
  • Institucioni
  • Njoftime
  • Kontakt

  • Programi i Transparencës
  • Libri jeshil
  • Newsletters

Institucioni

  • Rreth nesh
  • Organizimi
    • Drejtoria e Përgjthshme e Doganave
    • Trajnimet
    • Anëtarësimi në Organizma Ndërkombëtarë
  • Legjislacioni Doganor
    • Kodi Doganor
    • Dispozitat Zbatuese të Kodit Doganor
    • Dispozitat Zbatuese të shfuqizuara
    • Urdhra të përbashkët
    • Legjislacioni mbi Akcizen
    • Rregullore të brendshme
    • Marrëveshjet
    • Konventat dhe Protokollet
    • Terminologji
  • Projektet
    • Projekti i BB “Lehtësimi i tregtisë dhe transportit në Ballkanin
    • Projekti PEN-CP
    • Projekti COMOBILON
    • Projekte të realizuara
    • Projekti ADRIACUSTOMS
  • Aktivitete të Administratës Doganore
  • Publikime
    • Statistika
    • Publikime legjislacioni
    • Kartela Informative
    • Tarifat për kryerjen e shërbimeve të veçanta
  • Programi i Transparencës
    • Rreth Autoritetit
    • Kuadri Ligjor Rregullator
    • E drejta per tu informuar dhe ankuar
    • Mekanizmat monitorues dhe kontrollues që veprojnë mbi AP
    • Informacion mbi buxhetin e te dhënat financiare te Autoritetit publik
    • Informacion mbi procedurat e prokurimit, proçedurat konkuruese
    • Shërbimet që ofrohen nga Autoriteti Publik
    • Procedurat/mekanizmat për të dhënë mendime
    • Sistemi i mbajtjes dokumentacionit, llojet dhe format e dokumenteve
    • Regjistri i Kërkesave dhe Përgjigjeve
    • Ndihma Shoqërore/subvencione të dhëna nga AP
    • Informacione/dokumente që kërkohen me shpesh
    • Programi
    • Koordinatori për të drejtën e informimit
    • Procedurat Publike Konkuruese
  • Raporto Korrupsionin

Institucioni > Aktivitete të Administratës Doganore >

Takim teknik Shqipëri–Greqi për avancimin e zbatimit të Memorandumit të Mirëkuptimit në fushën doganore

Tiranë, 02.04.2026 - Administrata Doganore Shqiptare zhvilloi në Athinë takimin teknik dypalësh me palën greke, në kuadër të zbatimit të Memorandumit të Mirëkuptimit ndërmjet Shqipërisë dhe Greqisë. Takimi u organizua në selinë e Autoritetit të Pavarur të të Ardhurave Publike (IAPR), me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të administratave doganore të të dy vendeve dhe Sekretariatit të CEFTA-s, në vijim të bashkëpunimit të vendosur në kuadër të nismës “Green Lanes”.

Në fokus të diskutimeve ishte avancimi i zbatimit të Memorandumit të Mirëkuptimit të finalizuar në dhjetor 2025, i cili parashikon shkëmbimin paraprak të të dhënave ndërmjet palëve me synim përshpejtimin e procedurave doganore dhe lehtësimin e qarkullimit të mallrave.

Gjatë takimit u trajtuan çështje që lidhen me:

· statusin aktual të zbatimit të marrëveshjes dhe objektivat e saj;

· procedurat dhe proceset operacionale për shkëmbimin e të dhënave;

· përdorimin e sistemit SEED nga perspektiva e zbatimit dhe kontrollit doganor;

· integrimin e sistemeve IT dhe ndërlidhjen e komunikimit ndërinstitucional;

· përdorimin operacional të SEED në zyrat doganore lokale, përfshirë pikat kufitare.

Gjithashtu, palët diskutuan mbi hapat e mëtejshëm dhe veprimet konkrete që duhet të ndërmerren për vijimin e zbatimit të marrëveshjes, me synim rritjen e efikasitetit të kontrolleve, forcimin e bashkëpunimit teknik dhe përmirësimin e lehtësirave për tregtinë ndërkufitare.

Doganat shqiptare dhe ato greke kanë nënshkruar në dhjetor të vitit të kaluar në Bruksel një Memorandum Mirëkuptimi për krijimin e korridoreve të gjelbra, me synimin për të lehtësuar lëvizjen e mallrave dhe për të përshpejtuar procedurat doganore në pikat kufitare ndërmjet dy vendeve. Memorandumi është pjesë e iniciativës europiane “Green Lanes”, e cila synon thjeshtimin dhe përshpejtimin e kontrolleve kufitare, reduktimin e kohës së pritjes dhe lehtësimin e flukseve tregtare ndërmjet Bashkimit Europian dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor, përmes rritjes së koordinimit dhe shkëmbimit të të dhënave mes administratave doganore.

Kjo marrëveshje përbën një hap konkret drejt modernizimit të bashkëpunimit doganor mes Shqipërisë dhe Greqisë, duke përshpejtuar procedurat kufitare dhe duke i përafruar ato me standardet evropiane, në funksion të procesit të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Drejtoria e Përgjithshme

Shiko vendndodhjen në hartë

Degët Doganore

Shiko vendndodhjen në hartë

Lidhje me Institucionet Kombëtare

  • Këshilli i Ministrave
  • Ministria e Financave dhe Ekonomisë
  • Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve
  • Qendra Kombëtare e Biznesit
  • Drejtoria e Përgjithshme e Policisë
  • Agjensia Kombëtare e Ushqimit
  • Qendra e Botimeve Zyrtare

Për denoncime

0800 22 22

Numër pa pagesë

Për stafin e doganave

Akseso Emailin
  • Dogana Digjitale
  • Individ
  • Biznes
  • Lehtësira dhe Përjashtime
  • Institucioni
  • Njoftime
  • Kontakt
  • Programi i Transparencës
  • Libri jeshil
  • Newsletters