HomeDogana DigjitaleSwitch to English
  • Individ
  • Biznes
  • Lehtësira dhe Përjashtime
  • Institucioni
  • Njoftime
  • Kontakt

  • Programi i Transparencës
  • Libri jeshil
  • Newsletters

Institucioni

  • Rreth nesh
  • Organizimi
    • Drejtoria e Përgjthshme e Doganave
    • Trajnimet
    • Anëtarësimi në Organizma Ndërkombëtarë
  • Legjislacioni Doganor
    • Kodi Doganor
    • Dispozitat Zbatuese të Kodit Doganor
    • Dispozitat Zbatuese të shfuqizuara
    • Urdhra të përbashkët
    • Legjislacioni mbi Akcizen
    • Rregullore të brendshme
    • Marrëveshjet
    • Konventat dhe Protokollet
    • Terminologji
  • Projektet
    • Projekti i BB “Lehtësimi i tregtisë dhe transportit në Ballkanin
    • Projekti PEN-CP
    • Projekti COMOBILON
    • Projekte të realizuara
    • Projekti ADRIACUSTOMS
  • Aktivitete të Administratës Doganore
  • Publikime
    • Statistika
    • Publikime legjislacioni
    • Kartela Informative
    • Tarifat për kryerjen e shërbimeve të veçanta
  • Programi i Transparencës
    • Rreth Autoritetit
    • Kuadri Ligjor Rregullator
    • E drejta per tu informuar dhe ankuar
    • Mekanizmat monitorues dhe kontrollues që veprojnë mbi AP
    • Informacion mbi buxhetin e te dhënat financiare te Autoritetit publik
    • Informacion mbi procedurat e prokurimit, proçedurat konkuruese
    • Shërbimet që ofrohen nga Autoriteti Publik
    • Procedurat/mekanizmat për të dhënë mendime
    • Sistemi i mbajtjes dokumentacionit, llojet dhe format e dokumenteve
    • Regjistri i Kërkesave dhe Përgjigjeve
    • Ndihma Shoqërore/subvencione të dhëna nga AP
    • Informacione/dokumente që kërkohen me shpesh
    • Programi
    • Koordinatori për të drejtën e informimit
    • Procedurat Publike Konkuruese
  • Raporto Korrupsionin

Institucioni > Aktivitete të Administratës Doganore >

Vijon bashkëpunimi mes Doganës Shqiptare dhe asaj Italiane 

Përfaqësues të Administratës Doganore Shqiptare morën pjesë në një vizitë studimore të organizuar nga Agjencia Italiane e Doganave dhe Monopoleve, në kuadër të instrumentit TAIEX të Komisioni Evropian. Aktiviteti u zhvillua me fokus deklarimin e parasë (cash) dhe kontrollet në kufi, si pjesë e procesit të përafrimit të legjislacionit dhe procedurave të Administratës Doganore Shqiptare me standardet e Bashkimit Evropian.

Qëllimi i kësaj vizite ishte mbështetja e Administratës Doganore Shqiptare në përgatitjen dhe zbatimin e sistemit të deklarimit të parasë sipas legjislacionit të Bashkimit Evropian. Një pjesë e rëndësishme e diskutimeve iu kushtua edhe aspekteve teknike të shkëmbimit të të dhënave dhe strukturave të informacionit, përfshirë kërkesat për shkëmbimin e informacionit në nivel evropian përmes sistemeve të dedikuara të Bashkimit Evropian, si dhe procedurave për menaxhimin e deklarimeve të parasë dhe verifikimin e saktësisë së të dhënave.

Programi përfshiu gjithashtu studime rastesh dhe operacione të përbashkëta doganore që lidhen me deklarimet e parasë, duke ofruar shembuj praktikë mbi identifikimin e riskut dhe procedurat e kontrollit. Pjesëmarrësit u njohën gjithashtu me praktikat e kontrollit të deklarimeve të parasë në aeroport, ku u prezantua kuadri rregullator dhe masat administrative që aplikohen në rast shkeljesh.

Kjo vizitë studimore kontribuon në forcimin e kapaciteteve profesionale të Administratës Doganore Shqiptare, duke mbështetur harmonizimin e procedurave me standardet e Bashkimit Evropian dhe duke rritur efektivitetin e kontrolleve për parandalimin e lëvizjeve të padeklaruara të parasë dhe aktiviteteve të paligjshme financiare.

Përmes aktiviteteve të tilla, Administrata Doganore Shqiptare vijon të thellojë bashkëpunimin me partnerët ndërkombëtarë dhe institucionet evropiane, duke promovuar shkëmbimin e përvojave dhe praktikave më të mira në fushën doganore. 

 

Drejtoria e Përgjithshme

Shiko vendndodhjen në hartë

Degët Doganore

Shiko vendndodhjen në hartë

Lidhje me Institucionet Kombëtare

  • Këshilli i Ministrave
  • Ministria e Financave dhe Ekonomisë
  • Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve
  • Qendra Kombëtare e Biznesit
  • Drejtoria e Përgjithshme e Policisë
  • Agjensia Kombëtare e Ushqimit
  • Qendra e Botimeve Zyrtare

Për denoncime

0800 22 22

Numër pa pagesë

Për stafin e doganave

Akseso Emailin
  • Dogana Digjitale
  • Individ
  • Biznes
  • Lehtësira dhe Përjashtime
  • Institucioni
  • Njoftime
  • Kontakt
  • Programi i Transparencës
  • Libri jeshil
  • Newsletters