HomeDogana DigjitaleSwitch to English
  • Individ
  • Biznes
  • Lehtësira dhe Përjashtime
  • Institucioni
  • Njoftime
  • Kontakt

  • Programi i Transparencës
  • Libri jeshil
  • Newsletters

Institucioni

  • Rreth nesh
  • Organizimi
    • Drejtoria e Përgjthshme e Doganave
    • Trajnimet
    • Anëtarësimi në Organizma Ndërkombëtarë
  • Legjislacioni Doganor
    • Kodi Doganor
    • Dispozitat Zbatuese të Kodit Doganor
    • Dispozitat Zbatuese të shfuqizuara
    • Urdhra të përbashkët
    • Legjislacioni mbi Akcizen
    • Rregullore të brendshme
    • Marrëveshjet
    • Konventat dhe Protokollet
    • Terminologji
  • Projektet
    • Projekti i BB “Lehtësimi i tregtisë dhe transportit në Ballkanin
    • Projekti PEN-CP
    • Projekti COMOBILON
    • Projekte të realizuara
    • Projekti ADRIACUSTOMS
  • Aktivitete të Administratës Doganore
  • Publikime
    • Statistika
    • Publikime legjislacioni
    • Kartela Informative
    • Tarifat për kryerjen e shërbimeve të veçanta
  • Programi i Transparencës
    • Rreth Autoritetit
    • Kuadri Ligjor Rregullator
    • E drejta per tu informuar dhe ankuar
    • Mekanizmat monitorues dhe kontrollues që veprojnë mbi AP
    • Informacion mbi buxhetin e te dhënat financiare te Autoritetit publik
    • Informacion mbi procedurat e prokurimit, proçedurat konkuruese
    • Shërbimet që ofrohen nga Autoriteti Publik
    • Procedurat/mekanizmat për të dhënë mendime
    • Sistemi i mbajtjes dokumentacionit, llojet dhe format e dokumenteve
    • Regjistri i Kërkesave dhe Përgjigjeve
    • Ndihma Shoqërore/subvencione të dhëna nga AP
    • Informacione/dokumente që kërkohen me shpesh
    • Programi
    • Koordinatori për të drejtën e informimit
    • Procedurat Publike Konkuruese
  • Raporto Korrupsionin

Institucioni > Aktivitete të Administratës Doganore >

Drejtori i Përgjithshëm i Doganave Besmir Beja pret në takim të Ngarkuarën me Punë të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, znj. Nancy VanHorn

Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Besmir Beja, priti në një takim të Ngarkuarën me Punë të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, znj. Nancy VanHorn.

Takimi u fokusua në forcimin e bashkëpunimit dypalësh në fushën e administrimit doganor, sigurisë kufitare dhe lehtësimit të tregtisë, duke theksuar rëndësinë e partneritetit strategjik mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Gjatë bashkëbisedimit, z. Beja prezantoi prioritetet kryesore të institucionit që ai drejton, duke vënë theksin te modernizimi i shërbimeve doganore, rritja e transparencës dhe integritetit institucional, si dhe përmirësimi i klimës së biznesit përmes procedurave të thjeshtuara dhe të standardizuara. Ai nënvizoi angazhimin e Doganës Shqiptare në luftën kundër trafiqeve të paligjshme, kontrabandës dhe korrupsionit, si dhe në garantimin e kontrollit efektiv të lëvizjes së mallrave në përputhje me standardet ndërkombëtare të sigurisë.

Znj. VanHorn vlerësoi rolin kyç të Doganës Shqiptare në luftën kundër krimit të organizuar ndërkombëtar dhe trafikut të narkotikëve, rritjen e të ardhurave buxhetore dhe krijimin e një mjedisi të favorshëm për investime. Ajo theksoi se Shtetet e Bashkuara do të vijojnë të mbështesin përpjekjet për rritjen e kapaciteteve profesionale, forcimin e sigurisë kufitare dhe zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve.

Palët diskutuan gjithashtu mbi mundësitë konkrete për thellimin e asistencës teknike, shkëmbimin e praktikave më të mira dhe avancimin e projekteve që kontribuojnë në rritjen e eficiencës së administratës doganore dhe lehtësimin e tregtisë së ligjshme.

Respektimi i standardeve ndërkombëtare, garantimi i sigurisë në zinxhirin e furnizimit dhe shërbimi cilësor ndaj qytetarëve dhe komunitetit të biznesit mbeten prioritete thelbësore të Doganës Shqiptare, në funksion të zhvillimit ekonomik dhe integrimit të mëtejshëm të vendit në tregjet ndërkombëtare.

Drejtoria e Përgjithshme

Shiko vendndodhjen në hartë

Degët Doganore

Shiko vendndodhjen në hartë

Lidhje me Institucionet Kombëtare

  • Këshilli i Ministrave
  • Ministria e Financave dhe Ekonomisë
  • Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve
  • Qendra Kombëtare e Biznesit
  • Drejtoria e Përgjithshme e Policisë
  • Agjensia Kombëtare e Ushqimit
  • Qendra e Botimeve Zyrtare

Për denoncime

0800 22 22

Numër pa pagesë

Për stafin e doganave

Akseso Emailin
  • Dogana Digjitale
  • Individ
  • Biznes
  • Lehtësira dhe Përjashtime
  • Institucioni
  • Njoftime
  • Kontakt
  • Programi i Transparencës
  • Libri jeshil
  • Newsletters