HomeDogana DigjitaleSwitch to English
  • Individ
  • Biznes
  • Lehtësira dhe Përjashtime
  • Institucioni
  • Njoftime
  • Kontakt

  • Programi i Transparencës
  • Libri jeshil
  • Newsletters

Institucioni

  • Rreth nesh
  • Organizimi
    • Drejtoria e Përgjthshme e Doganave
    • Trajnimet
    • Anëtarësimi në Organizma Ndërkombëtarë
  • Legjislacioni Doganor
    • Kodi Doganor
    • Dispozitat Zbatuese të Kodit Doganor
    • Dispozitat Zbatuese të shfuqizuara
    • Urdhra të përbashkët
    • Legjislacioni mbi Akcizen
    • Rregullore të brendshme
    • Marrëveshjet
    • Konventat dhe Protokollet
    • Terminologji
  • Projektet
    • Projekti i BB “Lehtësimi i tregtisë dhe transportit në Ballkanin
    • Projekti PEN-CP
    • Projekti COMOBILON
    • Projekte të realizuara
    • Projekti ADRIACUSTOMS
  • Aktivitete të Administratës Doganore
  • Publikime
    • Statistika
    • Publikime legjislacioni
    • Kartela Informative
    • Tarifat për kryerjen e shërbimeve të veçanta
  • Programi i Transparencës
    • Rreth Autoritetit
    • Kuadri Ligjor Rregullator
    • E drejta per tu informuar dhe ankuar
    • Mekanizmat monitorues dhe kontrollues që veprojnë mbi AP
    • Informacion mbi buxhetin e te dhënat financiare te Autoritetit publik
    • Informacion mbi procedurat e prokurimit, proçedurat konkuruese
    • Shërbimet që ofrohen nga Autoriteti Publik
    • Procedurat/mekanizmat për të dhënë mendime
    • Sistemi i mbajtjes dokumentacionit, llojet dhe format e dokumenteve
    • Regjistri i Kërkesave dhe Përgjigjeve
    • Ndihma Shoqërore/subvencione të dhëna nga AP
    • Informacione/dokumente që kërkohen me shpesh
    • Programi
    • Koordinatori për të drejtën e informimit
    • Procedurat Publike Konkuruese
  • Raporto Korrupsionin

Institucioni > Aktivitete të Administratës Doganore >

Drejtori i Përgjithshëm i Doganave prezanton kreun e ri të Degës së Doganës Tiranë

Tiranë, 27 Shkurt 2026 - Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Z. Besmir Beja, prezantoi sot përpara stafit të administratës doganore të Tiranës, kryetarin e ri të kësaj dege, Erion Riçku, i cili merr detyrën në vijim të drejtimit trevjeçar të Ermal Shemës në një prej pikave më të rëndësishme të Administratës Doganore në vend.

Në fjalën e tij, Drejtori i Përgjithshëm falënderoi z. Shema për angazhimin dhe drejtimin e deritanishëm, duke vlerësuar kontributin dhe bashkëpunimin e tij gjatë kësaj periudhe. Duke prezantuar kreun e ri, z. Beja theksoi se Erion Riçku vjen nga një eksperiencë e gjatë dhe e suksesshme në administratën shtetërore, çka përbën një vlerë të shtuar për drejtimin e Degës së Doganës Tiranë.

Ai nënvizoi se përpara strukturës që ai do të drejtojë qëndrojnë sfida të rëndësishme dhe nevoja për përmirësimin e mëtejshëm të shumë aspekteve të punës. Drejtori i Përgjithshëm theksoi se zbatimi i ligjit duhet të jetë parimi udhëheqës i çdo veprimtarie, ndërsa objektivat dhe plani i punës duhet të orientohen drejt rritjes së efikasitetit, transparencës dhe cilësisë së shërbimit.

Në fokus, shtoi ai, duhet të jetë ndërtimi i një shërbimi model ndaj biznesit, ku kujdesi ndaj qytetarëve dhe operatorëve ekonomikë, sjellja profesionale dhe etika në komunikim të jenë standard i përditshëm pune.

“Dogana e Tiranës është fytyra e administratës doganore. Mënyra si funksionon dhe si sillet me biznesin dhe qytetarët reflekton drejtpërdrejt imazhin e institucionit tonë”, theksoi z. Beja, duke kërkuar angazhim maksimal nga i gjithë stafi për përmbushjen e objektivave të vendosura.

Drejtoria e Përgjithshme

Shiko vendndodhjen në hartë

Degët Doganore

Shiko vendndodhjen në hartë

Lidhje me Institucionet Kombëtare

  • Këshilli i Ministrave
  • Ministria e Financave dhe Ekonomisë
  • Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve
  • Qendra Kombëtare e Biznesit
  • Drejtoria e Përgjithshme e Policisë
  • Agjensia Kombëtare e Ushqimit
  • Qendra e Botimeve Zyrtare

Për denoncime

0800 22 22

Numër pa pagesë

Për stafin e doganave

Akseso Emailin
  • Dogana Digjitale
  • Individ
  • Biznes
  • Lehtësira dhe Përjashtime
  • Institucioni
  • Njoftime
  • Kontakt
  • Programi i Transparencës
  • Libri jeshil
  • Newsletters