HomeDogana DigjitaleSwitch to English
  • Individ
  • Biznes
  • Lehtësira dhe Përjashtime
  • Institucioni
  • Njoftime
  • Kontakt

  • Programi i Transparencës
  • Libri jeshil
  • Newsletters

Institucioni

  • Rreth nesh
  • Organizimi
    • Drejtoria e Përgjthshme e Doganave
    • Trajnimet
    • Anëtarësimi në Organizma Ndërkombëtarë
  • Legjislacioni Doganor
    • Kodi Doganor
    • Dispozitat Zbatuese të Kodit Doganor
    • Dispozitat Zbatuese të shfuqizuara
    • Urdhra të përbashkët
    • Legjislacioni mbi Akcizen
    • Rregullore të brendshme
    • Marrëveshjet
    • Konventat dhe Protokollet
    • Terminologji
  • Projektet
    • Projekti i BB “Lehtësimi i tregtisë dhe transportit në Ballkanin
    • Projekti PEN-CP
    • Projekti COMOBILON
    • Projekte të realizuara
    • Projekti ADRIACUSTOMS
  • Aktivitete të Administratës Doganore
  • Publikime
    • Statistika
    • Publikime legjislacioni
    • Kartela Informative
    • Tarifat për kryerjen e shërbimeve të veçanta
  • Programi i Transparencës
    • Rreth Autoritetit
    • Kuadri Ligjor Rregullator
    • E drejta per tu informuar dhe ankuar
    • Mekanizmat monitorues dhe kontrollues që veprojnë mbi AP
    • Informacion mbi buxhetin e te dhënat financiare te Autoritetit publik
    • Informacion mbi procedurat e prokurimit, proçedurat konkuruese
    • Shërbimet që ofrohen nga Autoriteti Publik
    • Procedurat/mekanizmat për të dhënë mendime
    • Sistemi i mbajtjes dokumentacionit, llojet dhe format e dokumenteve
    • Regjistri i Kërkesave dhe Përgjigjeve
    • Ndihma Shoqërore/subvencione të dhëna nga AP
    • Informacione/dokumente që kërkohen me shpesh
    • Programi
    • Koordinatori për të drejtën e informimit
    • Procedurat Publike Konkuruese
  • Raporto Korrupsionin

Institucioni > Aktivitete të Administratës Doganore >

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave tërheq vëmendjen mbi zbatimin e regjimit të Magazinimit Doganor (18/02/2026)

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, nisur nga shqetësimet e ngritura nga strukturat e kontrollit dhe mbikëqyrjes, lidhur me zbatimin e procedurave që mundësojnë vendosjen/hyrjen e mallrave nën regjimin e posaçëm të Magazinimit Doganor, mbikqyrjen e tyre dhe përmbylljen e regjimit (daljen e mallrave), ka kërkuar nga degët doganore dhe operatorët ekonomikë zbatimin në mënyrë sa më rigoroze të akteve ligjore e nënligjore që rregullojnë këtë proces.

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, me qëllim eliminimin e rasteve të neglizhencës në zbatimin me korrektësi të rregullave që mundësojnë mbikëqyrjen e mallrave nën regjimin e Magazinimit Doganor, sjell në vëmendjen e operatorëve ekonomikë detyrimet e mëposhtme: 

 

  • Dërgimi i mallrave në rrugë të drejtpërdrejtë, menjëherë pas pranimit të deklaratës doganore (IM7) dhe vetëm në ambjentet e miratura për Magazinim Doganor. Depozitimi i deklaratës doganore mund të kryhet vetëm në zyrat doganore të miratuara për vendosjen e mallrave nën regjim;
  • Magazinimi i mallrave joshqiptare (kryesisht në Magazinat Doganore Publike) duhet t’i përgjigjet nevojës reale të argumentuar për përdorimin e regjimit dhe në asnjë rast për efekt të shmangies nga rregulli i kompetencës territorial;
  • Përshkrimi i saktë dhe klasifikimi tarifor i mallrave të deklaruara për hyrjen nën regjim;
  • Sistemimi i mallrave që të mundësojë qartësisht dhe lehtësisht verifikimin e tyre në ambjentet e magazinimit. Në rastet e magazinimit të dy kategorive të përbashkëta (mallra shqiptare dhe joshqiptare) duhet të mundësohet ndarja e tyre dhe evidentimi në regjistra të veçantë për secilën kategori;
  • Dorëzimi i listës së mallrave të magazinuara (listës së stoqeve) çdo datë 5 të muajit pasardhës pranë Degës Doganore mbikëqyrëse;
  • Për mallrat me afat skadimi (kryesisht ato ushqimore) depozitimi i deklaratës doganore për daljen nga regjimi duhet të kryhet të paktën 3 muaj përpara afatit të skadimit;
  • Në asnjë rast, dalja e mallrave nga ambjetet e miratuara të Magazinimit Doganor nuk duhet të kryhet pa u depozituar dhe pranuar, fillimisht, deklarata doganore për vendosjen e tyre në regjimin pasues;
  • Zbatimi i standardeve që duhet të plotësojnë ambjentet e magazinimit dhe që mundësojnë ruajtjen dhe sigurinë e mallrave në gjëndje të pandryshuar (si mbrojtja kunër zjarrit, cilësia e ndërtimit, lagështia, funksionimi i kamerave, mbyllja dhe ruajtja e ambjenteve, etj).

 

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave shpreh bindjen se, zbatimi i ligjshmërisë dhe bashkëpunimi me operatorët ekonomikë do të garantojnë mbrojtjen e interesave ekonomikë dhe financiarë të vendit.

Drejtoria e Përgjithshme

Shiko vendndodhjen në hartë

Degët Doganore

Shiko vendndodhjen në hartë

Lidhje me Institucionet Kombëtare

  • Këshilli i Ministrave
  • Ministria e Financave dhe Ekonomisë
  • Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve
  • Qendra Kombëtare e Biznesit
  • Drejtoria e Përgjithshme e Policisë
  • Agjensia Kombëtare e Ushqimit
  • Qendra e Botimeve Zyrtare

Për denoncime

0800 22 22

Numër pa pagesë

Për stafin e doganave

Akseso Emailin
  • Dogana Digjitale
  • Individ
  • Biznes
  • Lehtësira dhe Përjashtime
  • Institucioni
  • Njoftime
  • Kontakt
  • Programi i Transparencës
  • Libri jeshil
  • Newsletters