HomeDogana DigjitaleSwitch to English
  • Individ
  • Biznes
  • Lehtësira dhe Përjashtime
  • Institucioni
  • Njoftime
  • Kontakt

  • Programi i Transparencës
  • Libri jeshil
  • Newsletters

Institucioni

  • Rreth nesh
  • Organizimi
    • Drejtoria e Përgjthshme e Doganave
    • Trajnimet
    • Anëtarësimi në Organizma Ndërkombëtarë
  • Legjislacioni Doganor
    • Kodi Doganor
    • Dispozitat Zbatuese të Kodit Doganor
    • Dispozitat Zbatuese të shfuqizuara
    • Urdhra të përbashkët
    • Legjislacioni mbi Akcizen
    • Rregullore të brendshme
    • Marrëveshjet
    • Konventat dhe Protokollet
    • Terminologji
  • Projektet
    • Projekti i BB “Lehtësimi i tregtisë dhe transportit në Ballkanin
    • Projekti PEN-CP
    • Projekti COMOBILON
    • Projekte të realizuara
    • Projekti ADRIACUSTOMS
  • Aktivitete të Administratës Doganore
  • Publikime
    • Statistika
    • Publikime legjislacioni
    • Kartela Informative
    • Tarifat për kryerjen e shërbimeve të veçanta
  • Programi i Transparencës
    • Rreth Autoritetit
    • Kuadri Ligjor Rregullator
    • E drejta per tu informuar dhe ankuar
    • Mekanizmat monitorues dhe kontrollues që veprojnë mbi AP
    • Informacion mbi buxhetin e te dhënat financiare te Autoritetit publik
    • Informacion mbi procedurat e prokurimit, proçedurat konkuruese
    • Shërbimet që ofrohen nga Autoriteti Publik
    • Procedurat/mekanizmat për të dhënë mendime
    • Sistemi i mbajtjes dokumentacionit, llojet dhe format e dokumenteve
    • Regjistri i Kërkesave dhe Përgjigjeve
    • Ndihma Shoqërore/subvencione të dhëna nga AP
    • Informacione/dokumente që kërkohen me shpesh
    • Programi
    • Koordinatori për të drejtën e informimit
    • Procedurat Publike Konkuruese
  • Raporto Korrupsionin

Institucioni > Aktivitete të Administratës Doganore >

Nis zyrtarisht implementimi i Sistemit Dritarja e Vetme Kombëtare (Publikuar dt. 11/02/2026)

Në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave u zhvillua takimi zyrtar hapës për fillimin e implementimit të Sistemit Dritarja e Vetme Kombëtare – National Single Window (NSW), në kuadër të Projektit “Lehtësimi i Tregtisë dhe Transportit në Ballkanin Perëndimor”, i financuar nga një kredi e Bankës Botërore.

Takimi u organizua në vijim të nënshkrimit, më datë 28 janar 2026, të kontratës së implementimit për sistemin NSW nga Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, duke shënuar kështu nisjen formale të një prej reformave më të rëndësishme në drejtim të modernizimit dhe digjitalizimit të procedurave tregtare dhe doganore në vend.

Sistemi NSW synon modernizimin dhe unifikimin e procedurave të institucioneve shtetërore që operojnë në funksion të importeve, eksporteve dhe transitit, duke krijuar një platformë të vetme digjitale për shkëmbimin e dokumentacionit dhe të dhënave. Partnerë dhe përdorues të këtij sistemi janë 14 institucione dhe agjenci shtetërore, të cilat lëshojnë licenca, certifikata dhe autorizime në funksion të proceseve tregtare ndërkufitare.

Në këtë takim morën pjesë përfaqësues të të gjitha institucioneve partnere, si dhe përfaqësues të kompanisë kontraktore implementuese, me qëllim prezantimin e fazave kryesore të zhvillimit të sistemit, qasjes së implementimit, si dhe sqarimin e roleve dhe përgjegjësive të secilit institucion përfitues dhe përdorues të sistemit.

Gjatë sesionit prezantues, u paraqit një panoramë e plotë e projektit, duke përfshirë:

  • kuadrin kontraktual dhe objektivat kryesore të sistemit NSW,
  • metodologjitë e menaxhimit dhe zhvillimit të projektit,
  • fazat e implementimit, nga faza e nisjes, specifikimi, zhvillimi dhe testimi, deri te pilotimi dhe vendosja përfundimtare në përdorim,
  • modelin e qeverisjes dhe strukturën organizative të projektit,
  • mekanizmat e komunikimit, raportimit dhe menaxhimit të riskut.


Në përfundim të takimit, u dakordësuan hapat e menjëhershëm për fazën e nisjes së projektit, u përcaktuan përgjegjësitë përkatëse ndërinstitucionale dhe u konfirmuan takimet dhe workshop-et e radhës që do të shoqërojnë procesin e implementimit.

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave vlerëson pjesëmarrjen dhe angazhimin e të gjitha institucioneve partnere si një element kyç për suksesin e këtij projekti strategjik, i cili do të kontribuojë ndjeshëm në lehtësimin e tregtisë, rritjen e transparencës dhe përmirësimin e shërbimeve ndaj biznesit dhe operatorëve ekonomikë.

Drejtoria e Përgjithshme

Shiko vendndodhjen në hartë

Degët Doganore

Shiko vendndodhjen në hartë

Lidhje me Institucionet Kombëtare

  • Këshilli i Ministrave
  • Ministria e Financave dhe Ekonomisë
  • Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve
  • Qendra Kombëtare e Biznesit
  • Drejtoria e Përgjithshme e Policisë
  • Agjensia Kombëtare e Ushqimit
  • Qendra e Botimeve Zyrtare

Për denoncime

0800 22 22

Numër pa pagesë

Për stafin e doganave

Akseso Emailin
  • Dogana Digjitale
  • Individ
  • Biznes
  • Lehtësira dhe Përjashtime
  • Institucioni
  • Njoftime
  • Kontakt
  • Programi i Transparencës
  • Libri jeshil
  • Newsletters