Institucioni > Aktivitete të Administratës Doganore >
Gjatë periudhës janar–dhjetor 2025, shërbimet doganore të ofruara përmes platformës e-Albania kanë shënuar një rritje të qëndrueshme, duke reflektuar përparimin e procesit të digjitalizimit dhe rritjen e përdorimit të shërbimeve online nga bizneset dhe qytetarët.
Në këtë periudhë janë regjistruar 2,355 aplikime online, çka përfaqëson një rritje prej 12% krahasuar me vitin 2024, kur u regjistruan 2,100 aplikime. Ky tregues dëshmon besimin në rritje ndaj shërbimeve elektronike dhe eficiencën e tyre në lehtësimin e procedurave doganore.
Paralelisht, gjatë vitit 2025 janë përditësuar në sistem 13,014 autorizime për regjime të posaçme, duke shënuar një rritje prej 1.16% në raport me vitin 2024, kur numri i autorizimeve ishte 12,864. Ky proces ka kontribuar në përmirësimin e administrimit dhe monitorimit të regjimeve doganore, si dhe në rritjen e transparencës procedurale.
Drejtoria e Përgjithshme e Doganave vijon angazhimin për ofrimin e shërbimeve më të shpejta, më transparente dhe më efikase, përmes zgjerimit dhe përmirësimit të shërbimeve digjitale, në funksion të lehtësimit të ndërveprimit me biznesin dhe qytetarët.