HomeDogana DigjitaleSwitch to English
  • Individ
  • Biznes
  • Lehtësira dhe Përjashtime
  • Institucioni
  • Njoftime
  • Kontakt

  • Programi i Transparencës
  • Libri jeshil
  • Newsletters

Institucioni

  • Rreth nesh
  • Organizimi
    • Drejtoria e Përgjthshme e Doganave
    • Trajnimet
    • Anëtarësimi në Organizma Ndërkombëtarë
  • Legjislacioni Doganor
    • Kodi Doganor
    • Dispozitat Zbatuese të Kodit Doganor
    • Dispozitat Zbatuese të shfuqizuara
    • Urdhra të përbashkët
    • Legjislacioni mbi Akcizen
    • Rregullore të brendshme
    • Marrëveshjet
    • Konventat dhe Protokollet
    • Terminologji
  • Projektet
    • Projekti i BB “Lehtësimi i tregtisë dhe transportit në Ballkanin
    • Projekti PEN-CP
    • Projekti COMOBILON
    • Projekte të realizuara
    • Projekti ADRIACUSTOMS
  • Aktivitete të Administratës Doganore
  • Publikime
    • Statistika
    • Publikime legjislacioni
    • Kartela Informative
    • Tarifat për kryerjen e shërbimeve të veçanta
  • Programi i Transparencës
    • Rreth Autoritetit
    • Kuadri Ligjor Rregullator
    • E drejta per tu informuar dhe ankuar
    • Mekanizmat monitorues dhe kontrollues që veprojnë mbi AP
    • Informacion mbi buxhetin e te dhënat financiare te Autoritetit publik
    • Informacion mbi procedurat e prokurimit, proçedurat konkuruese
    • Shërbimet që ofrohen nga Autoriteti Publik
    • Procedurat/mekanizmat për të dhënë mendime
    • Sistemi i mbajtjes dokumentacionit, llojet dhe format e dokumenteve
    • Regjistri i Kërkesave dhe Përgjigjeve
    • Ndihma Shoqërore/subvencione të dhëna nga AP
    • Informacione/dokumente që kërkohen me shpesh
    • Programi
    • Koordinatori për të drejtën e informimit
    • Procedurat Publike Konkuruese
  • Raporto Korrupsionin

Institucioni > Aktivitete të Administratës Doganore >

Urimi i Fundvitit 2025 i Drejtorit të Përgjithshëm të Doganave

Në prag të ndërrimit të viteve, Drejtori i Përgjithshëm i Doganave ndan një mesazh falënderimi dhe mirënjohjeje për të gjithë punonjësit e Doganës Shqiptare, të cilët gjatë vitit 2025 kontribuuan me përkushtim, profesionalizëm dhe integritet në çdo hallkë të punës së përditshme. Ky mesazh është një reflektim mbi një vit pune intensive, sfidash të përbashkëta dhe arritjesh të rëndësishme, por mbi të gjitha një vlerësim për njerëzit që, çdo ditë, në qendër dhe në terren, e bëjnë Doganën Shqiptare më të fortë, më moderne dhe më pranë qytetarëve dhe biznesit.

Urimi i fundvitit i drejtorit të Përgjithshëm të Doganave, Genti Gazheli:

2025 ishte një vit i jashtëzakonshëm për Doganën Shqiptare. Një vit ku puna, përkushtimi dhe profesionalizmi i çdo punonjësi doganor sollën rezultate konkrete, hapa të rëndësishëm drejt modernizimit dhe rrugëtimit europian të Shqipërisë.

Këtë vit u hapën negociatat për Kapitullin 29 – Bashkimi Doganor, duke konfirmuar përparimin e Shqipërisë në përafrimin me acquis të BE-së dhe duke e vendosur administratën doganore në një nga fazat më vendimtare të procesit të integrimit. BE vlerësoi punën tonë, standardet, kapacitetet dhe përkushtimin për një sistem doganor efikas, transparent dhe të bazuar në teknologji moderne.

Në Tiranë u zhvillua Konferenca e Nivelit të Lartë mes Doganave të Ballkanit Perëndimor dhe vendeve të BE-së – një ngjarje që forcoi partneritetin rajonal dhe bashkëpunimin ndërkufitar. Diskutuam për tregtinë, integrimin, digjitalizimin dhe standardet e reja që do të udhëheqin doganat e së ardhmes.

Në vjeshtë, administrata shqiptare dorëzoi dokumentacionin e plotë të “closing benchmarks” për Kapitullin 29 – një punë e koordinuar, e detajuar dhe historike, që përfshin kalendarin legjislativ, strategjitë, planet shumëvjeçare të IT-së dhe raportet e integritetit. Ky është një hap i madh drejt mbylljes së negociatave të kapitullit të Unionit Doganor deri në Prill 2027 dhe anëtarësimit në BE brenda vitit 2030.

Një tjetër arritje madhore ishte miratimi i Strategjisë 2025–2030 për modernizimin dhe harmonizimin e sistemeve të informacionit doganor me BE-në. Për herë të parë, Shqipëria ka një plan të plotë për ndërtimin e sistemeve të reja doganore europiane – nga tranziti, te AEO, te sistemet e riskut dhe importit – duke garantuar që deri në vitin 2030, dogana jonë të jetë tërësisht e ndërveprueshme me sistemet e Unionit.

Në arenën rajonale, Dogana Shqiptare mbajti me sukses drejtimin e Nënkomitetit të CEFTA-s për Doganat dhe Rregullat e Origjinës, duke promovuar lehtësimin e tregtisë, standardet e operatorëve ekonomikë të autorizuar, rregullat e origjinës dhe modernizimin e procedurave në gjithë rajonin.

Gjatë vitit 2025 u forcua ndjeshëm edhe dialogu me komunitetin e biznesit. Forumet e përbashkëta me AmCham Albania dhe Dhomën e Tregtisë Tiranë sollën rekomandime konkrete për lehtësimin e procedurave, rritjen e transparencës dhe përmirësimin e shërbimeve doganore. Vlerësimet pozitive të Dhomës Amerikane të Tregtisë dhe të FMN-së për përparimin e reformave tona ishin një konfirmim i rëndësishëm se administrata po ecën në drejtimin e duhur, në përputhje me praktikat më të mira ndërkombëtare.

2025 solli edhe një rekord historik për të ardhurat doganore: në një ditë të vetme, Dogana Shqiptare arkëtoi rreth 12 milionë euro, një arritje që flet për reformimin dhe forcimin e administratës tonë në çdo hallkë.

Edhe drejt vitit 2026 shkojmë me ambicie të mëdha.

Një vit ku projektet e modernizimit do të hyjnë në fazë të re, ku investimet në teknologji të avancuar do të rrisin sigurinë dhe efikasitetin dhe ku bashkëpunimi me partnerët ndërkombëtarë do të mbështesë përmbylljen e Kapitullit 29.

Një vit ku synojmë procedura edhe më të thjeshta për biznesin, standarde më të forta integriteti dhe një doganë më të hapur, më transparente dhe më të besueshme.

Falenderojmë gjithë ekipin e Doganës Shqiptare në qendër, në dogana dhe në terren për përkushtimin, integritetin dhe profesionalizmin gjatë gjithë vitit 2025.

Së bashku, kemi bërë hapa të mëdhenj.

Së bashku, do të ndërtojmë standardet e Doganës Europiane!

Gëzuar 2026! Le të jetë një vit i mbarë për të gjithë ju dhe familjet tuaja!

 

Kliko për videon: 

https://youtu.be/Ih9Q1DyEZd0?si=5guF4ZpXXqAHu0tf

Drejtoria e Përgjithshme

Shiko vendndodhjen në hartë

Degët Doganore

Shiko vendndodhjen në hartë

Lidhje me Institucionet Kombëtare

  • Këshilli i Ministrave
  • Ministria e Financave dhe Ekonomisë
  • Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve
  • Qendra Kombëtare e Biznesit
  • Drejtoria e Përgjithshme e Policisë
  • Agjensia Kombëtare e Ushqimit
  • Qendra e Botimeve Zyrtare

Për denoncime

0800 22 22

Numër pa pagesë

Për stafin e doganave

Akseso Emailin
  • Dogana Digjitale
  • Individ
  • Biznes
  • Lehtësira dhe Përjashtime
  • Institucioni
  • Njoftime
  • Kontakt
  • Programi i Transparencës
  • Libri jeshil
  • Newsletters