Institucioni > Aktivitete të Administratës Doganore >
Gjatë ditëve të fundit, Administrata Doganore ka vijuar me intensitet kontrollet ndaj mjeteve të transportit dhe mallrave në qarkullim, në funksion të zbatimit të rregullave për mbrojtjen e të drejtave të pronësisë intelektuale dhe parandalimin e tregtimit të mallrave të falsifikuara.
Si rezultat i këtyre kontrolleve janë evidentuar dhe bllokuar një sasi e konsiderueshme mallrash të dyshuara si falsifikime të markave të njohura ndërkombëtare.
Gjatë kontrolleve janë konstatuar:
• Artikuj veshjesh dhe aksesorësh të markave si Polo, Stone Island, Louis Vuitton, Dior, Chloe, Tommy Hilfiger, Hugo, Prada, Gucci, Moncler, Burberry, Calvin Klein, Loro Piana e të tjera;
• Artikuj sportivë dhe komplete veshjesh me marka si Nike, Adidas, Lacoste, Oysho, Zara, Boss, Armani etj.;
• Parfume të markave të njohura si Dior, Gucci, Tom Ford, Valentino, Prada, Armani e të tjera.
Një pjesë e mallrave të konstatuara u bllokuan për shkak të dyshimeve për cenim të të drejtave të pronësisë intelektuale, ndërsa një pjesë tjetër për mospërputhje me dokumentacionin e deklaruar.
Mallrat janë magazinuar në pritje të përfundimit të procedurave administrative dhe vlerësimit përfundimtar nga njësitë përgjegjëse.
Administrata Doganore Shqiptare mbetet e angazhuar në mënyrë të pandërprerë në luftën kundër kontrabandës dhe falsifikimit, duke mbrojtur tregun vendas, bizneset e rregullta dhe konsumatorët shqiptarë.