Institucioni > Aktivitete të Administratës Doganore >
Bruksel - Drejtori i Përgjithshëm i Doganave Shqiptare, z. Genti Gazheli, zhvilloi një takim pune me Drejtorin e Doganave në Komisionin Evropian (DG TAXUD), z. Matthias Petschke, dhe stafin e tij.
Diskutimet u përqendruan te zbatimi i udhërrëfyesit të Kapitullit 29, në kuadër të procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
Z. Gazheli ritheksoi angazhimin e Administratës Doganore për përafrimin e legjislacionit doganor me atë të BE-së, forcimin e kapaciteteve administrative dhe infrastrukturore, si dhe implementimin e sistemeve digjitale moderne.
Përfaqësuesit e DG TAXUD vlerësuan maksimalisht përpjekjet dhe progresin e arritur nga Doganat Shqiptare.