Institucioni > Aktivitete të Administratës Doganore >
Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, z. Genti Gazheli, zhvilloi sot një takim pune me stafin e Administratës Doganore në Durrës.
Gjatë këtij takimi u nënvizua rëndësia e përmbushjes së objektivave të vendosura, me fokus të veçantë në sfidën madhore të Shqipërisë 2030 për anëtarësimin në Bashkimin Europian, ku Dogana Shqiptare ka një rol kyç në drejtimin e Kapitullit 29 të negociatave.
Drejtori i Përgjithshëm vuri theksin te energjizimi i stafit dhe angazhimi i përbashkët për të finalizuar me sukses planin vjetor të punës, duke synuar mbylljen e vitit me rezultate të larta.
Ky takim ishte gjithashtu një moment për të vlerësuar punën e deritanishme dhe për të rritur frymën e bashkëpunimit në arritjen e objektivave strategjike që forcojnë rolin e Doganës në procesin e integrimit europian.