Institucioni > Aktivitete të Administratës Doganore >
Gjatë gjashtë muajve të parë të vitit 2025, Administrata Doganore ka realizuar planin e të ardhurave në masën 113.7 miliardë lekë, që përbën 100% të planit të parashikuar. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024, janë mbledhur 3.6 miliardë lekë më shumë, ose +3.3% rritje.
Të gjithë artikujt e përfshirë në skemën e akcizës kanë performuar pozitivisht si në të ardhura, ashtu edhe në sasi të konsumuar, duke regjistruar nivelet më të larta historike. Totali i të ardhurave nga akciza është rritur me +3,2 miliardë lekë, ku ndikimi më i madh ka ardhur nga:
· Karburanti: +1,7 miliardë lekë (rritje në sasi me +44,000 ton)
· Cigaret: +720 milionë lekë (rritje në sasi me +96 ton)
· Pije alkoolike vendase: +40 milionë lekë
· Birrë importi: +55 milionë lekë (rritje në sasi me +4,700 ton)
Gjatë periudhës janar–qershor, rritja e të ardhurave si pasojë e rritjes së sasive të importit ka arritur në 7,9 miliardë lekë, ose 7% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Rezultatet e gjashtëmujorit të parë 2025 dëshmojnë se Administrata Doganore mbetet një shtyllë kyçe në sigurimin e të ardhurave buxhetore dhe në ruajtjen e stabilitetit fiskal të vendit. Përkundër sfidave makroekonomike, performanca e qëndrueshme, inovacioni në procedura dhe rekordet në zhdoganimin e mallrave të akcizës e vendosin institucionin në një trajektore pozitive edhe për gjashtëmujorin e dytë.