HomeDogana DigjitaleSwitch to English
  • Individ
  • Biznes
  • Lehtësira dhe Përjashtime
  • Institucioni
  • Njoftime
  • Kontakt

  • Programi i Transparencës
  • Libri jeshil
  • Newsletters

Institucioni

  • Rreth nesh
  • Organizimi
    • Drejtoria e Përgjthshme e Doganave
    • Trajnimet
    • Anëtarësimi në Organizma Ndërkombëtarë
  • Legjislacioni Doganor
    • Kodi Doganor
    • Dispozitat Zbatuese të Kodit Doganor
    • Dispozitat Zbatuese të shfuqizuara
    • Urdhra të përbashkët
    • Legjislacioni mbi Akcizen
    • Rregullore të brendshme
    • Marrëveshjet
    • Konventat dhe Protokollet
    • Terminologji
  • Projektet
    • Projekti i BB “Lehtësimi i tregtisë dhe transportit në Ballkanin
    • Projekti PEN-CP
    • Projekti COMOBILON
    • Projekte të realizuara
    • Projekti ADRIACUSTOMS
  • Aktivitete të Administratës Doganore
  • Publikime
    • Statistika
    • Publikime legjislacioni
    • Kartela Informative
    • Tarifat për kryerjen e shërbimeve të veçanta
  • Programi i Transparencës
    • Rreth Autoritetit
    • Kuadri Ligjor Rregullator
    • E drejta per tu informuar dhe ankuar
    • Mekanizmat monitorues dhe kontrollues që veprojnë mbi AP
    • Informacion mbi buxhetin e te dhënat financiare te Autoritetit publik
    • Informacion mbi procedurat e prokurimit, proçedurat konkuruese
    • Shërbimet që ofrohen nga Autoriteti Publik
    • Procedurat/mekanizmat për të dhënë mendime
    • Sistemi i mbajtjes dokumentacionit, llojet dhe format e dokumenteve
    • Regjistri i Kërkesave dhe Përgjigjeve
    • Ndihma Shoqërore/subvencione të dhëna nga AP
    • Informacione/dokumente që kërkohen me shpesh
    • Programi
    • Koordinatori për të drejtën e informimit
    • Procedurat Publike Konkuruese
  • Raporto Korrupsionin

Institucioni > Aktivitete të Administratës Doganore >

Drejtori i Përgjithshëm i ADM dhe Komandanti i Përgjithshëm i Guardia di Finanza vizitë në Tiranë (Publikuar dt. 05/04/2024)

Nënshkruhet Memorandumi i Bashkëpunimit mes Administratave Doganore të Shqipërisë dhe Italisë

04 Prill 2024

Me ftesë të drejtorit të Përgjithshëm të Doganave, Genti Gazheli, Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Doganave dhe Monopolit të Italisë, Roberto Alesse dhe Komandanti i Përgjithshëm i Guardia di Finanza, Andrea De Gennaro, zhvilluam një vizitë zyrtare në Tiranë. Kjo është vizita e parë e njëkohësishme pranë Doganave Shqiptare e dy drejtuesve të lartë të Doganave dhe fiskut italian.

Gjatë takimit të përbashkët mes tre drejtuesve të institucioneve financiare u diskutua në lidhje me bashkëpunimin ndërmjet Administratave Doganore të Italisë dhe Shqipërisë, ku u ritheksua nevoja për forcimin e marrëdhënieve tre-palëshe ndërmjet institucioneve.

Palët e vunë theksin në veçanti te rritja e mëtejshme e sigurisë ndërkufitare, lufta kundër trafikimit të paligjshëm, përputhja me standardet e Bashkimit Europian të procedurave doganore dhe lehtësimi i shkëmbimeve tregtare mes dy vendeve.

Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Doganave dhe Monopoleve Italiane, Roberto Alesse u takua edhe me zv/kryeministren dhe ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku dhe në vijim së bashku me Komandantin e Përgjithshëm të Guardia di Finanza, Andrea De Gennaro u pritën në një vizitë me ministrin e Financave, Ervin Mete.

Drejtori i Përgjithshëm i Doganave Italiane, Roberto Alesse, Komandanti i Përgjithshëm i Guardia di Finanza, Andrea De Gennaro dhe Drejtori i Përgjithshëm i Doganave Shqiptare, Genti Gazheli, nënshkruan Memorandumin e Mirëkuptimit për ngritjen e një Komisioni të Përbashkët Doganor Italo-Shqiptar, si një instrument për forcimin e lidhjeve, bashkëpunimin tre palësh dhe lehtësimin e dialogut ndërmjet Guardia di Finanza dhe Administratave Doganore të Italisë dhe Shqipërisë.

Në fjalën e tij Drejtori i Përgjithëm i Doganave Genti Gazheli theksoi se “aktivitetet e bashkëpunimit dhe asistencës ndërmjet palëve do të forcojnë sigurinë e kufijve mes dy vendeve, do të rrisin të ardhurat dhe përqasjen drejt standardeve të Italisë dhe Bashkimit Evropian për procedurat doganore nëpërmjet bashkëpunimit në operacionet e inteligjencës doganore me qëllimin kryesor të lehtësojnë shkëmbimet tregtare dhe zhvillimin ekonomik”.

Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Doganave dhe Monopolit të Italisë, Roberto Alesse u shpreh se “jam shumë i nderuar që ndodhem këtu sot së bashku me Komandantin e Përgjithshëm të Guardia di Finanza gjeneralin Andrea De Gennaro, kolegun tim, Genti Gazheli dhe në praninë e ambasadorit italian Fabrizio Bucci. Jam po ashtu i lumtur që falë një pune intensive nga ana e administratave tona doganore dhe Guardia di Finanza, të mund të nënshkruajmë një deklaratë që na angazhon drejt një bashkëpunimi të ri dhe që nënshkruajmë këtë program aktivitetesh të bashkërenduara që do të nisin duke filluar që nga 20 maj 2024”.

Komandanti i Përgjithshëm i Guardia di Finanza, Andrea De Gennaro u shpreh se “jemi shumë të lumtur që ndodhemi këtu sot dhe që firmosim këtë marrëveshje të përbashkët që është një angazhim që nuk do mbetet vetëm në letër por që do të formalizohet dhe do të ndikojë në rritjen e nivelit tonë të bashkëpunimit. Tani të gjithë ne jemi të vetëdijshëm të rëndësisë së marrëveshjes që firmosim sot. Jeni po ashtu të vetëdishëm të afërsisë mes vendeve tona dhe kjo jo vetëm gjeografike”.

Komisioni, i cili bashkëkryesohet nga Drejtori i Agjencisë së Doganave dhe Monopoleve, Roberto Alesse, Komandanti i Përgjithshëm i Guardia di Finanza, Andrea De Gennaro dhe Drejtori i Administratës Doganore Shqiptare, Gent Gazheli, do të kryejë monitorimin e bashkëpunimit ndërmjet Administratave Doganore të Italisë dhe Shqipërisë dhe ndërrmarjen e nismave të përbashkëta, si:

a) nxitjen e bashkëpunimit dhe shkëmbimin e ndërsjellë të informacionit;

b) lehtësimin e komunikimit dhe bashkëpunimit për të luftuar kontrabandën, mashtrimin dhe aktivitete të tjera të paligjshme që lidhen me tregtinë ndërkombëtare;

c) zhvillimin dhe zbatimin e programeve të përbashkëta për të rritur aftësitë operacionale dhe teknologjike;

d) nxitjen e mirëkuptimit dhe respektit të ndërsjellë për rregulloret doganore në fuqi për shtetet pjesëmarrëse dhe marrëveshjet ndërkombëtare përkatëse.

Bashkëpunimi mes autoriteteve shqiptare dhe italiane në fushën e doganave merr një rëndësi të veçantë, pasi Italia është partneri kryesor i Shqipërisë me një volum tregtar në vlerën e rreth 3.5 miliardë euro në vitin 2023, nga të cilat rreth 1.73 miliardë euro janë eksportet dhe 1.77 miliardë euro importet.

Drejtoria e Përgjithshme

Shiko vendndodhjen në hartë

Degët Doganore

Shiko vendndodhjen në hartë

Lidhje me Institucionet Kombëtare

  • Këshilli i Ministrave
  • Ministria e Financave dhe Ekonomisë
  • Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve
  • Qendra Kombëtare e Biznesit
  • Drejtoria e Përgjithshme e Policisë
  • Agjensia Kombëtare e Ushqimit
  • Qendra e Botimeve Zyrtare

Për denoncime

0800 22 22

Numër pa pagesë

Për stafin e doganave

Akseso Emailin
  • Dogana Digjitale
  • Individ
  • Biznes
  • Lehtësira dhe Përjashtime
  • Institucioni
  • Njoftime
  • Kontakt
  • Programi i Transparencës
  • Libri jeshil
  • Newsletters