HomeDogana DigjitaleSwitch to English
  • Individ
  • Biznes
  • Lehtësira dhe Përjashtime
  • Institucioni
  • Njoftime
  • Kontakt

  • Programi i Transparencës
  • Libri jeshil
  • Newsletters

Institucioni

  • Rreth nesh
  • Organizimi
    • Drejtoria e Përgjthshme e Doganave
    • Trajnimet
    • Anëtarësimi në Organizma Ndërkombëtarë
  • Legjislacioni Doganor
    • Kodi Doganor
    • Dispozitat Zbatuese të Kodit Doganor
    • Dispozitat Zbatuese të shfuqizuara
    • Urdhra të përbashkët
    • Legjislacioni mbi Akcizen
    • Rregullore të brendshme
    • Marrëveshjet
    • Konventat dhe Protokollet
    • Terminologji
  • Projektet
    • Projekti i BB “Lehtësimi i tregtisë dhe transportit në Ballkanin
    • Projekti PEN-CP
    • Projekti COMOBILON
    • Projekte të realizuara
    • Projekti ADRIACUSTOMS
  • Aktivitete të Administratës Doganore
  • Publikime
    • Statistika
    • Publikime legjislacioni
    • Kartela Informative
    • Tarifat për kryerjen e shërbimeve të veçanta
  • Programi i Transparencës
    • Rreth Autoritetit
    • Kuadri Ligjor Rregullator
    • E drejta per tu informuar dhe ankuar
    • Mekanizmat monitorues dhe kontrollues që veprojnë mbi AP
    • Informacion mbi buxhetin e te dhënat financiare te Autoritetit publik
    • Informacion mbi procedurat e prokurimit, proçedurat konkuruese
    • Shërbimet që ofrohen nga Autoriteti Publik
    • Procedurat/mekanizmat për të dhënë mendime
    • Sistemi i mbajtjes dokumentacionit, llojet dhe format e dokumenteve
    • Regjistri i Kërkesave dhe Përgjigjeve
    • Ndihma Shoqërore/subvencione të dhëna nga AP
    • Informacione/dokumente që kërkohen me shpesh
    • Programi
    • Koordinatori për të drejtën e informimit
    • Procedurat Publike Konkuruese
  • Raporto Korrupsionin

Institucioni > Aktivitete të Administratës Doganore >

Mbi përurimin e Pikës së Përbashkët të Kalimit të Kufirit (ONE STOP SHOP) midis Doganës së Qafë Thanës (Shqipëri) dhe Doganës Kafasan (Maqedonia e Veriut) (Publikuar dt. 01/08/2023)

Kryeministri Edi Rama dhe Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovacevski, shoqëruar nga zv.kryeministrat, ministrat e brendshëm, drejtorët e doganave dhe drejtuesit e policisë së dy vendeve vizituan të hënën pikën e përbashkët kufitare të Qafë Thanë-Kafasan, ku hyri në fuqi programi i ri kufitar  “Një ndalesë – Një kontroll”.

 

Ofrimi i shërbimit për qytetarët dhe bizneset në të njëjtin sportel ku shërbejnë administratat e të dyja vendeve për kontrollin kufitar, doganor dhe të kontrollit ushqimor, ka sjellë thjeshtimin e procedurave të kontrollit, përgjysmimin e kohës dhe rritjen e transparencës së administratave përkatëse.

 

Në ceremoninë e perurimit të mbajtur me këtë rast, Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovacevski u shpreh ndër të tjera  se “Sot ne jemi shembull se si duhet të sillen dy vende fqinje. Sot jemi këtu bashkë me Shqipërinë që të hapim ONE STOP SHOP të shërbimeve policore dhe doganore. Ajo që prej nesër vijon është rritja e kapaciteteve të nëpunësve që punojnë këtu por edhe miratimi i metodave të reja të punës që do ta ulin pritjen.”

 

Ndërkohë Kryeministri Rama tha se çelja e pikës së përbashkët të Qafë Thanës është “një moment i rëndësishëm pasi lehtësohet në mënyrë të konsiderueshme kalimi në këtë pikë, duke i dhënë një shtysë të mëtejshme, jo vetëm shkëmbimeve tregtare, por edhe zhvillimit të marrëdhënieve tona në tërësi pa harruar edhe zhvillimin e turizmit”.

 

Sipas kryeministrit Rama “Pa diskutim që ky është një hap i rëndësishëm, por qëllimi final është unifikimi i doganave që natyrisht do të vijë me integrimin e plotë të Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut në BE, por që ne nuk kemi pse presim Bashkimin Europian për ta avancuar si ide. Ka pasur shumë skeptikë dhe përqeshës kur ne filluam këtë proces me të ashtuquajturin “mini-shengen”, pastaj me Ballkanin e Hapur dhe në ndërkohë rezultatet flasin çdo ditë e më mirë për arsyen e thjeshtë të një procesi si ky. Ta bëjmë hapësirën mes nesh një hapësirë ku ndërveprohet dhe bashkëjetohet si në BE pa pritur që të integrohemi tërësisht në Bashkimin Europian”.

 

Në fjalën e saj zv/kryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku u shpreh se “janë marrë në konsideratë të gjitha kërkesat dhe nevojat e institucioneve përfituese që operojnë në Pikën Doganore të Qafë Thanës dhe janë kryer në mënyrë permanente konsultime midis Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, Degës së Doganës Qafë Thanë dhe projektuesve shqiptarë dhe të Maqedonisë së Veriut për projektin e detajuar dhe Mbikëqyrjen e Infrastrukturës në këtë pikë.

 

Unë jam e bindur se edhe ky projekt do të ketë një ndikim të rëndësishëm në lehtësimin e lëvizjes në të dyja krahët e kufirit, si dhe do të stimulojë padyshim zhvillim ekonomik rajonal”.

Drejtoria e Përgjithshme

Shiko vendndodhjen në hartë

Degët Doganore

Shiko vendndodhjen në hartë

Lidhje me Institucionet Kombëtare

  • Këshilli i Ministrave
  • Ministria e Financave dhe Ekonomisë
  • Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve
  • Qendra Kombëtare e Biznesit
  • Drejtoria e Përgjithshme e Policisë
  • Agjensia Kombëtare e Ushqimit
  • Qendra e Botimeve Zyrtare

Për denoncime

0800 22 22

Numër pa pagesë

Për stafin e doganave

Akseso Emailin
  • Dogana Digjitale
  • Individ
  • Biznes
  • Lehtësira dhe Përjashtime
  • Institucioni
  • Njoftime
  • Kontakt
  • Programi i Transparencës
  • Libri jeshil
  • Newsletters