Institucioni > Projektet > Projekte të realizuara
Projekti për Rehabilitimin e Pikës së Kalimit Kufitar të Morinës(Kukës).
Pika Kalimit Kufitar Morinë është ndërtuar në vitet 80 dhe është restauruar pjesërisht në vitin 2002. Me qëllim përmisimin e Infrastrukrurës egzistuese është kërkuar përmirësimi nëpërmjet Projekteve të financuara nga Bashkimi Europian. Faza e parë e punimeve në PKK Morinë është kryer në kuadër të IPA 2009 duke krijuar një zonë më të gjerë për parkimin e mjeteve të rënda.
Nëpërmjet Projektit actual të IPA 2012 po finalizohen punimet për ndërtimin e një Pike Kalimi Kufitar të përbashkët me KOSOVËN sipas projektit të detajuar të përgatitur nga Konsulentët e Del BE-së. Duke përmirësuar infrastrukrurën dhe shërbimet në këtë Pikë të rëndësishme të kalimit të kufirit kontribuohet në përmirësimin e menaxhimit të kufirit në përputhje me standartet e BE-së, vecanërisht në lidhje me standartet Schengen.
Në Dhjetor 2015 është nënshkruar kontrata midis Delegacionit te BE-së dhe fituesit te punimeve të ndërtimit (Kompania VEGA sha) si dhe supervizorit (IC Consultant). Në Prill 2016, në Morine u bë hapja e frontit të punimeve dhe po punohet me ritme të shpejta për koordinimin midis përfituesve dhe supervizorit për ecurinë e punimeve gjatë fazave, me qëllim evitimin e fluksit gjatë sezonit turistik.
Projekti Perfundimtar i PKK Morinë ku do të akomodohen të dyja Administratat Doganore (Shqiptare dhe Kosovare) i përgatitur nga Del BE-së ka tejkaluar fondin në dispozicion nga IPA 2012. Për këtë, është dakortësuar që Administrata Doganore Shqiptare të financojë vlerën shtesë të projektit si pjesë e bashkëfinancimit.
Projekti për ndërtimin e Pikës së re të Kalimit të Kufirit të Hanit të Hotit.
Objektivi i Projektit të ndërtimit të Pikës së Kalimit të Kufirit të Hanit të Hotit financuar nga fondet IPA 2012, është të sigurojë kontrolle eficiente dhe efektive në këtë pikë kalimi si një nga PKK-të më të rëndësishme për nga trafiku dhe lëvizja e personave dhe mallrave.
Nëpërmjet rindërtimit të plotë të kësaj PKK synohet të kontribuohet në eficiencë më të lartë dhe performancë më të mirë nëpërmjet bashkëpunimit Doganë - Polici Kufitare.
Duke marrë në konisideratë volumin e madh të trafikut, vecanërisht në transportin e mallrave është projektuar ndertimi i kësaj pike kufitare dhe në Nentor të 2015 janë nënshkruar kontratat e punimeve të ndërtimit nga Delegacioni i BE
Rolin lider për ndjekjen e projektit e mban Drejtoria e Kufirit dhe Migracionit në Policinë e Shtetit e cila bashkëpunon me Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave për realizimin e tij.