Institucioni > Projektet > Projekte të realizuara
Projekti “Lëvizshmëria në Bregdetin Jonian - COMOBILON” në kuadër të Programit Interreg IPA Cross-border Cooperation “Greqi – Shqipëri 2014-2020“.
Projekti “Lëvizshmëria në Bregdetin Jonian - COMOBILON” në kuadër të Programit Interreg IPA Cross-border Cooperation “Greqi – Shqipëri 2014-2020“. Në nëntor 2018 është firmosur Marrëveshja e Partneritetit të Projektit me kosto totale 7,2 Meuro.
COMOBILON është ndarë në 2 Nën-Projekte:
- Nën Projekti 1: Superstrada Igumenice – Mavromat (Qafe Bote) me gjatësi ~20km dhe gjerësi 11 m buxhet indikativ ~4,8 Meuro; (qe do të zbatohet nga përfaqësuesit e Egnatia Odos SA);
- Nën Projekti 2: Ndërtim, Rindërtim, Rehabilitim i PKK Qafë – Botë me buxhet indikativ ~2,3 Meuro. (që do të zbatohet nga përfaqësuesit e 3 institucioneve të shtetit shqiptar).
Tre Institucionet bashkë-përfituese të shtetit shqiptar do të realizojnë aktivitetet si mëposhtë:
1) Përgatitja e studimit të fizibilitetit/projektit dhe dokumentacionit të tenderit, përllogaritja e kostos së përafert; Punimet e ndërtimit në PKK (ndërtesë e re për kontrollin e vijës së dytë, laborator, ambjent për skanim mjetesh dhe mallrash, korsi autobuzash në hyrje dhe dalje, kabina të reja kontrolli, sistemimi i zonës së jashme me gardh, ndricim, kamera dhe drenazhim); Supervizion i punimeve, - do të realizohen nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit;
2) Blerja e pajisjeve të ndryshme të zyrave dhe të kontrollit (për të dyja Institucionet DPD dhe DPP) - do të realizohen nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave;
3) Aktivitetet e menaxhimit të Projektit, takime, publikime, konferenca, etj - do të realizohen nga Ministria e Brendshme.
Sipas Planit te Prokurimeve, zbatimi i ketij Projekti do të filloje në 2019.
Përfaqësues të DPD kanë marrë pjesë në disa takime përgatitore të këtij Projekti të organizuara në zyrat e Sekretariatit të Perbashkët të Programit në Selanik, Greqi ( Prill 2018; korrik 2018 dhe tetor 2018).
Njoftim për Shpallje Tender të hapur lokal
Titulli i kontratës: “Furnizimi me pajisje kontrolli për PKK Qafë Botë”; Referenca e publikimit: 20184/10-11-2021
Drejtoria e Përgjithshme e Doganave të Shqipërisë synon të realizojë një kontratë furnizimi për “Furnizim me pajisje kontrolli për PKK Qafë Botë”, me asistencë financiare nga Programi Interreg IPA i Bashkëpunimit Ndërkufitar “Greqi-Shqipëri 2014-2020”.
Dosja e tenderit gjendet në https://www.dogana.gov.al/english/c/171/213/337/comobilon-project
Afati i fundit për dorëzimin e ofertave është data 16.12.2021, ora 14:00 me orën lokale.
Informacioni ose sqarimet/pyetjet e mundshme shtesë do të publikohen në Portalin e Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave (https://www.dogana.gov.al/english/c/171/213/337/comobilon-project ).