Pyetësor për biznesin > >
Drejtoria e Përgjithshme e Doganave bashkëpunoi në mënyrë efektive me biznesin dhe gjatë vitit 2021 ka përmirësuar përformancën në drejtim të:
1. Rritjes së shërbimeve online për autorizime, përjashtime dhe lehtësira për bizneset
2. Reduktimit të kohës së procesimit të deklaratve import4 gjatë vitit 2021
3. Rritjes së përdorimit të transaksionit me mbi 96 % të deklaratave, krahasuar me metodat e tjera
4. Autorizimin e 8 Operatorëve Ekonomikë të Autorizuar që përfitojnë lehtësira në tregti
Administrata Doganore mbetet e hapur për rekomandimet e sipërmarrjes lidhur me përmirësimin e vazhdueshëm të shërbimeve doganore ndaj dhe i drejtohet Biznesit me këtë Pyetësor.
Analizimi i rezultateve të Pyetësorit në tryeza diskutimi të përbashkëta do t’i shërbejë angazhimit të Administratës Doganore për vijimin e përmirësimeve të shërbimeve ndaj biznesit si nëpërmjet digjitalizimit, reduktimit të kohës së procedurave doganore dhe zgjidhjes së problematikës së mundshme që do të evidentohet.
Lutemi plotesoni Pyetësorin në linkun në vijim në gjuhën shqipe ose në anglisht:
Pyetësori në shqip:
https://forms.gle/macBBaSsHWELyz9eA
Pyetësori në anglisht: