HomeDogana DigjitaleSwitch to English
  • Individ
  • Biznes
  • Lehtësira dhe Përjashtime
  • Institucioni
  • Njoftime
  • Kontakt

  • Programi i Transparencës
  • Libri jeshil
  • Newsletters

Lehtësira dhe Përjashtime

  • Operatorët Ekonomike të Autorizuar
  • Thjeshtime Doganore
  • Trajtimi tarifor favorizues
  • Përjashtime nga TVSH e importit
  • Përjashtime të ndryshme
  • Sistemi i Ri i Tranzitit të Përbashkët (NCTS P5)

Lehtësira dhe Përjashtime > Sistemi i Ri i Tranzitit të Përbashkët (NCTS P5) >

Sistemi i Ri i Kompjuterizuar i Tranzitit (NCTS P5)

Sistemi i Ri i Kompjuterizuar i Tranzitit (NCTS P5) është një sistem elektronik evropian për manaxhimin e procedurës së tranzitit doganor, i cili do të ndërveprojë në kohë reale me çdo sistem doganor. NCTS përdoret nga vendet e Bashkimit Evropian dhe nga vendet pjesë e Konventës së Tranzitit të Përbashkët, ku së shpejti Shqipëria do të jetë një vend kandidat për aderimin në konventën e Transitit të Përbashkët (CTC). Ky projekt, i mbështetur nga Banka Botërore,  ka nisur në Mars 2020.

NCTS mundëson lëvizjen e mallrave nën procedurë tranziti përmes një platforme tërësisht elektronike, duke reduktuar dokumentacionin fizik dhe ndërhyrjet manuale.

Versioni P5 është zhvilluar në përputhje të plotë me kërkesat e Kodin Doganor Evropian (UCC) dhe përfaqëson një standard të ri në shkëmbimin e të dhënave doganore, sigurinë dhe gjurmueshmërinë e operacioneve duke lënë mundësinë për  përditësim (upgrade) dhe në versionet e tjera më të avancuara sipas kërkesave të Bashkimit Evropian.

Çfarë standardizon NCTS P5:

  • Strukturë të harmonizuar të të dhënave të deklaratave të tranzitit;
  • Formate të standardizuara të mesazheve elektronike (XML);
  • Kode dhe referenca të unifikuara për mallrat dhe dokumentet shoqëruese;
  • Procedura të harmonizuara për nisjen, tranzitin dhe mbërritjen e mallrave;
  • Kontroll më të strukturuar të riskut dhe gjurmim elektronik në kohë reale.

Përfitimet për kompaninë:

  • Rritje e efikasitetit operacional - Përpunim më i shpejtë i deklaratave dhe reduktim i vonesave në kufi;
  • Ulje e kostove - Më pak dokumentacion fizik, reduktim i gabimeve dhe penaliteteve administrative;
  • Transparencë dhe kontroll më i lartë - Gjurmim i plotë i statusit të çdo deklarate;
  • Integrim me sistemet e brendshme;
  • Përputhshmëri me standardet evropiane.

Implementimi dhe përputhshmëria me NCTS P5 përbën një hap strategjik drejt dixhitalizimit të plotë të proceseve doganore të kompanisë. Ai jo vetëm që garanton përputhje ligjore me standardet evropiane, por gjithashtu kontribuon në rritjen e efikasitetit, reduktimin e riskut dhe përmirësimin e kontrollit operacional.

Rekomandohet që kompania të sigurojë përshtatjen e plotë të sistemeve dhe proceseve të brendshme me kërkesat e NCTS P5, si pjesë e strategjisë sonë të modernizimit dhe optimizimit operacional. Publikimi i këtyre dokumenteve bëhet në shërbim të këtij procesi.

Bashkëngjitur, do të gjeni specifikimet teknike të nevojshme për zhvillimin e aplikacionit nga operatorët ekonomikë përdorues së këtij sistemi.

Dokumenti më i rëndësishëm për zhvillimin e sistemit është DDNTA me anekset e tij.

 

Plani i aktiviteteve për operatorët ekonomikë
Aktiviteti Data
Publikimi i dokumentacionit teknik për lidhjen e sistemeve IT doganore me operatorët ekonomikë 24.02.2026
Workshop-e me kompanitë e software-it/subjekte (në rast zhvillimi të brendshëm) për prezantimin e paradigmës së shkëmbimit elektronik të mesazheve dhe specifikimeve për tregtarët 02.03-13.03.2026
Mjedisi testues i disponueshëm për operatorët ekonomikë 16.03.2026
Gatishmëria për certifikimin e subjekteve dhe ofruesve të software-it 16.04.2026
Mbështetje për operatorët ekonomikë në testimin e aplikacioneve të tyre 16.03.2026 
Workshop -e me tregtarët për prezantimin e ndryshimeve të pritshme në kuadrin ligjor dhe organizimin doganor 16.03-10.04.2026
Mbështetje për tregtarët, përfshirë trajnimet 13.04 – 30.09.2026
Portali i tregtarëve NTA AL i disponueshëm për operatorët ekonomikë 01.07.2026
Ndërfaqja sistem-me-sistem e NTA AL e disponueshme për tregtarët 01.07.2026
Zbatimi pilot i NCTS P5 në pikat e përzgjedhura të kalimit kufitar dhe zyrat doganore të brendshme 01.07.2026-30.09.2026
Fillimi i përdorimit të NTA AL në të gjitha zyrat doganore në nivel kombëtar 01.10.2026

 SHKARKO DOKUMENTACIONIN

Drejtoria e Përgjithshme

Shiko vendndodhjen në hartë

Degët Doganore

Shiko vendndodhjen në hartë

Lidhje me Institucionet Kombëtare

  • Këshilli i Ministrave
  • Ministria e Financave dhe Ekonomisë
  • Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve
  • Qendra Kombëtare e Biznesit
  • Drejtoria e Përgjithshme e Policisë
  • Agjensia Kombëtare e Ushqimit
  • Qendra e Botimeve Zyrtare

Për denoncime

0800 22 22

Numër pa pagesë

Për stafin e doganave

Akseso Emailin
  • Dogana Digjitale
  • Individ
  • Biznes
  • Lehtësira dhe Përjashtime
  • Institucioni
  • Njoftime
  • Kontakt
  • Programi i Transparencës
  • Libri jeshil
  • Newsletters