HomeDogana DigjitaleSwitch to English
  • Individ
  • Biznes
  • Lehtësira dhe Përjashtime
  • Institucioni
  • Njoftime
  • Kontakt

  • Programi i Transparencës
  • Libri jeshil

Lehtësira dhe Përjashtime

  • Operatorët Ekonomike të Autorizuar
  • Thjeshtime Doganore
  • Trajtimi tarifor favorizues
  • Përjashtime nga TVSH e importit
  • Përjashtime të ndryshme

Lehtësira dhe Përjashtime > Thjeshtime Doganore >

THJESHTIME DOGANORE

1.      Zhdoganimi Lokal

“Zhdoganimi lokal” është një procedurë e thjeshtuar doganore nëpërmjet së cilës një operator ekonomik mund të autorizohet për të kryer procedurat e zhdoganimit te mallrave në  ambientet e tij apo në një ambient tjetër të autorizuar pa kryer formalitetet doganore në zyrë doganore.

Aktualisht e kanë përfituar këtë thjeshtim 7 operatorë ekonomikë të cilët kanë plotësuar kriteret e përcaktuara.

Funksionimi i procedurave të thjeshtuara kërkon angazhim jo vetëm të administratës doganore por edhe të vetë operatorëve ekonomikë dhe kryesisht kërkon kualifikim profesional në fushën doganore.

Në Bashkimin Europian, procedura e zhdoganimit lokal është kthyer në zhdoganim standard, ndërsa zhdoganimi pranë zyrës doganore është tashmë përjashtim.

Duhet të përmbushen disa kushte:

garantimi i nevojshëm për kryerjen e operacioneve në mënyrë të saktë;
paraqitja e garancisë
ambjent i miratuar  për magazinim të përkohshëm etj.


2.      Zhdoganim i centralizuar

Operatori ekonomik autorizohet të depozitojë në një zyrë doganore deklaratën doganore doganore  për mallrat të cilat paraqiten në një zyrë tjetër doganore brenda territorit të doganor:

Me zhdoganimin të centralizuar, mund të zgjidhni një zyrë doganore si pikë kontakti të vetme për formalitetet ndërkohë që mallrat paraqiten fizikisht në çdo tjetër zyrë doganore hyrëse të territorit doganor, duke mundësuar thjeshtim dhe lehtësim të procedurave, ulje të kohës dhe shpenzimeve në transport, si dhe rritje të efektivitetit në shpërndarjen e mallrave.

 

3.        Deklarime të thjeshtuara (të paplota):

Operatori ekonomik autorizohet  të kryejë procedurat e zhdoganimit të mallrave duke depozituar një deklaratë të paplotë  dhe më pas (brënda një periudhe të përcaktuar) të depozitojë deklaratën plotësuese për këto mallra.

Deklarata e paplotë nuk përmban të gjitha të dhënat e kërkuara  apo nuk shoqërohet nga të gjitha dokumentet e nevojshme për atë proçedurë  doganore.

Deklarimet duhet  të paraqiten në rrugë elektronike në mënyrë që të kryhen  analiza risku.
 Kushtëzohet nga sigurimi i një garancie për detyrimet e importit  dhe pagesat  e tjera;
 

4.      Hyrje në regjistrat e deklaruesit

Operatori ekonomik  autorizohet  të depozitojë një deklaratë doganore, përfshirë një deklaratë të thjeshtuar, në formën e një hyrjeje në regjistrimet e deklaruesit, , me kusht që këto të dhëna të jenë në dispozicion të autoriteteve doganore në kohën kur depozitohet deklarata doganore në formën e një hyrjeje në sistemin elektronik të deklaruesit.

 

  •  Deklarata doganore konsiderohet e pranuar në momentin, kur mallrat janë regjistruar në regjistrat elektronikë të operatorit.
  •  Administrata Doganore mund të përjashtojë deklaruesin (pritësin) nga detyrimi për të paraqitur mallrat në doganë.
     

5.      Vetëvlersimi

Autoritetet doganore, përkundrejt një aplikimi, mund të autorizojnë një operator ekonomik të kryejë disa formalitete doganore, që normalisht kryhen nga autoritetet doganore, të përcaktojnë shumën e detyrimeve të importit dhe eksportit për t’u paguar dhe të kryejnë disa kontrolle nën mbikëqyrjen doganore.

Dokumenta ndihmëse

  • Nenet 6, 130, 152 deri 154, 163 deri 168 te Kodit Doganor 
  • Nenet 320 deri 348 te Dispozitave Zbatuese te Kodit Doganor 
  • Aneksi 6, Shtojca C, Model Aplikimi dhe Autorizimi per Zhdoganim Lokal 
  • Aneksi 7, Shtojca C, Regjister per Zhdoganim Lokal 
  • Udhezim Nr. 06 dt 27.03.2019 

Drejtoria e Përgjithshme

Shiko vendndodhjen në hartë

Degët Doganore

Shiko vendndodhjen në hartë

Lidhje me Institucionet Kombëtare

  • Këshilli i Ministrave
  • Ministria e Financave dhe Ekonomisë
  • Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve
  • Qendra Kombëtare e Biznesit
  • Drejtoria e Përgjithshme e Policisë
  • Agjensia Kombëtare e Ushqimit
  • Qendra e Botimeve Zyrtare

Për denoncime

0800 22 22

Numër pa pagesë

Për stafin e doganave

Akseso Emailin
  • Dogana Digjitale
  • Individ
  • Biznes
  • Lehtësira dhe Përjashtime
  • Institucioni
  • Njoftime
  • Kontakt
  • Programi i Transparencës