Homee-CustomsShqip
  • Individuals
  • Business
  • Facilitations & Exemptions
  • Institution
  • Announcements
  • Contacts

  • Green Book

Announcements

Announcements > Announcements >

Njoftim për aplikimin e shërbimeve vetëm online nga data 01.01.2020

Në zbatim të Urdhrit të Kryeministrit, Nr. 153 Prot., datë 25.11.2019 “Për marrjen e masave dhe rregullimin e dispozitave ligjore për aplikimin e shërbimeve vetëm online nga data 01.01.2020”, aplikimet për shërbimet publike do të kryhen vetëm online përmes portalit e-Albania duke nisur nga data 01.01.2020, si dhe të gjithë dokumentet administrative që shërbejnë si dokumentacion shoqërues për marrjen e shërbimeve elektronike në portalin e-Albania, do të ofrohen dhe shkëmbehen vetëm elektronikisht përmes Sistemit të Qarkullimit të Dokumenteve me Nënshkrim Elektronik nëpërmjet institucioneve shtetërore.


Qytetarët dhe bizneset do të aplikojnë online përmes portalit e-Albania për shërbimet publike, dhe janë nëpunesit e administratës publike të cilët kanë detyrimin për sigurimin e të gjithë dokumentacionit shoqërues të nevojshëm për ofrimin e këtij shërbimi, në rastet kur këto dokumente lëshohen nga institucione shtetërore. Sistemi i Qarkullimit të Dokumenteve me Nënshkrim Elektronik do të bëjë të mundur komunikimin dhe shkëmbimin e këtyre dokumenteve ndërmjet institucioneve shtetërore. Punonjësit përmes këtij sistemi do të bëjnë kërkesën per dokumentet që nevojiten nga institucionet e tjera që i gjenerojnë ato, dhe punonjësit e institucioneve që ju bëhet kërkesa procesojnë kërkesën për dokument, i cili pasi nënshkruhet elektronikisht nga titullari i institucionit, duhet të dërgohet sërish përmes Sistemit të Qarkullimit të Dokumenteve me Nënshkrim Elektronik tek punonjësi që ka bërë kërkesën për atë dokument. Në këtë formë, nëpunesit e administratës publike do të plotësojnë dosjen e aplikantit me dokumentet administrative të lëshuara nga institucionet shtetërore, dhe më pas do të kryejnë procesimin dhe kthimin e përgjigjes tek qytetarët dhe bizneset. 


Në këtë kuadër, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, momentalisht (duke nisur nga 1 janari 2020) do të pranojë aplikimet on-line për shërbimet e mëposhtme:

- Aplikim për autorizim për regjim të magazinimit doganor
- Aplikim për autorizim për regjim të përpunimit aktiv
- Aplikim për autorizim për regjim të përpunimit pasiv
- Krijim profili në sistemin Sicpatrace për krijimin e porosive të pullave fiskale
- Modifikim profili në sistemin 'Sicpatrace', shtesë furnitori
- Modifikim profili në sistemin 'Sicpatrace', shtesë kategorie produkti
- Aplikim për autorizim për regjim të lejimit të përkohshëm me përjashtim të pjesshëm
- Krijimi i profileve të porositësve (subjekteve) që operojnë me produkte të akcizës

General Directorate of Customs

Look the direction on map

Customs Offices

Look the direction on map

About National Institutions

  • Council of Ministers
  • Ministry of Finance and Economy
  • General Directorate of Taxation
  • National Business Center
  • General Directorate< of State Police
  • National Food Agency
  • Official Publishing Center

For denounciations

0800 22 22

Green number

For Custom Staff

Access Email
  • Individuals
  • Business
  • Facilitations & Exemptions
  • Institution
  • Announcements
  • Contacts