Announcements > >
Një falenderim për Ambasadën Amerikane në vendin tonë që dhuroi një sasi të konsiderueshme maskash për punonjësit e administratës doganore shqiptare.
Vlerësojmë ndihmën dhe mbështetjen që ka dhënë Qeveria Amerikane, në përmirësimin e administratës doganore shqiptare si në aspektin legjislativ, asistencës teknike, dhe në fushën e shkëmbimit të ndërsjelltë të informacionit.
Në këto kohë të vështira që po kalon e gjithë bota për shkak të COVID-19, punonjësit e administratës doganore shqiptare, janë në krye të detyrës 24 orë, në 7 ditë të javës, për të përmbushur me përkushtim dhe devotshmëri misionin e tyre, si në pikat e kalimit kufitar, ashtu edhe në shërbim të çdo qytetari apo biznesi në doganat e brendshme.