Announcements > >
Drejtoria e Përgjithshme e Doganave i bashkohet nismës së Qeverisë për të dixhitalizuar shërbimet online për qytetarët dhe bizneset nëpërmjet platformës E- albania .
Gjatë vitit 2020 DPD do të ofrojë 8 shërbime online :
1- Aplikim për autorizim për regjim të magazinimit doganor
2- Aplikim për autorizim për regjim të përpunimit aktiv
3- Aplikim për autorizim për regjim të përpunimit pasiv
4- Krijim profili në sistemin Sicpatrace për krijimin e porosive të pullave fiskale
5- Modifikim profili në sistemin 'Sicpatrace', shtesë furnitori
6- Modifikim profili në sistemin 'Sicpatrace', shtesë kategorie produkti
7- Aplikim për autorizim për regjim të lejimit të përkohshëm me përjashtim të pjesshëm
8- Krijimi i profileve të porositësve (subjekteve) që operojnë me produkte të akcizës
Punonjësit e DPD dhe Degëve Doganore do të orientojnë dhe asistojnë çdo qytetar apo biznes, në lidhje me këtë transformim të rëndësishëm, i cili synon lehtësimin e praktikave dhe shkurtimin e rradhëve të pritjes.
Në faqet e internetit të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganës, si dhe në rrjetet sociale apo në të gjitha zyrat në terren, do të ofrohet informacioni i nevojshëm në lidhje me këto shërbime online.