Announcements > >
Pasojat nga tërmeti, dëmtohet godina e Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave.
Tërmeti që goditi Shqipërinë në 26 nëntor nuk ka kursyer as institucionet shtetërore. Dëmtime e shumta janë konstatuar në godinën e Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, e cila ka pësuar dëmtime të mëdha strukturore. Sipas akt konstatimit të inspektorëve të Insitutit të Ndërtimit, kjo godinë është jashtë funksionit.
Nga drejtuesit e këtij institucioni aktualisht janë marrë të gjitha masat për evaukimin e punonjësve në godina të tjera, cka garanton mirëfunksionimin e punës dhe ofrimin e shërbimeve ndaj qytetarëve dhe biznesit. Nga DPD është miratuar “Manuali mbi mënyrën e funksionimit të sistemit doganor lidhur me deklarimin, verifikimin, kontrollin dhe çlirimin e mallrave në raste emergjence”. Është kryer transferimi i serverave pranë zyrave të AKSHI-t, si dhe është kryer zhvendosja e sektorëve kyç (VQ dhe SKAO) pranë zyrave të disponueshme në gjendje pune.
Të gjitha degët doganore kufitare, edhe të brendshme, në çdo moment kanë funksionuar me kapacitete të plota.