Announcements > >
Struktura të Hetimit Doganor sekuestrojnë 1000 koli cigare kontrabandë në Doganën e Durrësit.
Pas një analize risku dhe dyshimeve të arsyeshme për kontenierin me cigare, Drejtoria e Hetimit Doganor në Drejtori të Përgjithshme të Doganave, ushtroi kontroll në kontenierin me cigare, ku gjatë kontrollit u konstatua se të gjitha paketat ishin pa pullë fiskale.
Këto paketa me cigare nuk rezultojnë si markë cigaresh ndërkombëtare e regjistruar dhe e mbrojtur.
Sasia e sekuestruar është 1000 koli me cigare me nga 50 steka, me 10 paketa, me 20 fije, gjithësej 10.000.000 fije cigare.
Drejtoria e Hetimit Doganor referoi rastin në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për vepren penale: " Kontrabanda me mallra që paguajnë akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshem nga detyrimet doganore ose te akcizes", të parashikuar nga neni 172 i Kodit Penal.
Në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës dhe me parnerët ndërkombëtare, po kryhen veprimet e para hetimore.