HomeDogana DigjitaleSwitch to English
  • Individ
  • Biznes
  • Lehtësira dhe Përjashtime
  • Institucioni
  • Njoftime
  • Kontakt

  • Programi i Transparencës
  • Libri jeshil

Njoftime

Njoftime > Njoftime >

Strukturat Doganore dhe Policia sekuestrojnë mbi 1 ton lëndë nartotike në Kapshticë

Strukturat Doganore në bashkëpunim me Policinë e Shtetit sekuestruan një sasi të  madhe drogë e llojit kanabis sativa në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës, e ngarkuar në një kamion që kishin për destinacion Turqinë. Lënda narkotike e ndarë në 104 thasë, është gjetur  gjatë kontrolleve të imtësishme në doganë në  mjetin me targa AA874UZ dhe rimorkio AGR112, me ngarkesë krunde gruri 25020 kg.

Në bazë të procedurës së kontrollit doganor, pas dyshimeve të arsyeshme lindur nga imazhet e skanimit të kryer, mjeti është shoqëruar për kontroll më të imtësishëm fizik nga strukturat e specializuara të doganës dhe antikontrabandës duke njoftuar dhe strukturat policore.

Përgjatë kontrollit është zbuluar sasisa e lëndës narkotike e llojit kanabis sativa.

Të gjitha materialet iu përcollën Prokurorisë  pranë  Gjykatës së  Shkallës së Parë  për Krime të Rënda, Tiranë, për veprën penale të “Trafikimi i narkotikëve” kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë, të parashikuar nga nenet 283/a/2-22 të Kodit Penal.

Drejtoria e Përgjithshme

Shiko vendndodhjen në hartë

Degët Doganore

Shiko vendndodhjen në hartë

Lidhje me Institucionet Kombëtare

  • Këshilli i Ministrave
  • Ministria e Financave dhe Ekonomisë
  • Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve
  • Qendra Kombëtare e Biznesit
  • Drejtoria e Përgjithshme e Policisë
  • Agjensia Kombëtare e Ushqimit
  • Qendra e Botimeve Zyrtare

Për denoncime

0800 22 22

Numër pa pagesë

Për stafin e doganave

Akseso Emailin
  • Dogana Digjitale
  • Individ
  • Biznes
  • Lehtësira dhe Përjashtime
  • Institucioni
  • Njoftime
  • Kontakt
  • Programi i Transparencës