Njoftime > >
Mbi zbatimin e rregullave tranzitore të origjinës për lehtësimin e tregtisë me Bashkimin Evropian dhe vendet e CEFTA-së
Nga data 1 Shtator 2021 Shqipëria është vendi i parë në rajon që filloi të zbatojë rregullat tranzitore të origjinës të Konvenës Pan-Euro-Mesdhetare, si rregulla alternative me BE-në dhe vendet e EFTAs (bazuar në Vendimin 1/2021).
Këto rregulla të reja do të lehtësojnë dhe zhvillojnë më tej tregtinë e ndërsjellë ndërmjet vendeve pjesëmarrëse në Konventë dhe me të cilat vendi ynë zbaton një marrëveshje të tregtisë së lirë, pasi:
Në lidhje me zbatimin e këtyre rregullave me vendet CEFTA dhe Turqinë, jemi në pritje të mbylljes së procedurave të brendshme të vendeve CEFTA pasi Shqipëria e ka ratifikuar vendimin 1/2021, ndërsa me Turqinë presim të miratohet nga të dyja palët ky vendim.
Administrata doganore mbetet e angazhuar për të lehtësuar tregtinë e ligjshme nëpërmjet procedurave të thjeshtuara, shërbimit korekt 24/7 në të gjitha degët/pikat doganore dhe digjitalizimit të shërbimeve në funksion të rritjes së eksporteve dhe lehtësimit të importit.