Njoftime > >
NJOFTIM FITUESI
PAJTONI “ sh.p.k.
Adresa: Kashar Mëzez, Lagjia Fushëzes, autostrada Tiranë-Durrës, km 1, Qendra “Pajtoni Bussines Center”, kati 5
TIRANË
Në zbatim të VKM Nr. 750 datë 27.11.2019 “Për shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore në qarqet Durrës dhe Tiranë”, e referuar Akt Konstatimit nr. 29479/1 prot., datë 27.11.2019 të Institutit të Ndërtimit dhe shkresës nr. 29479/1 datë 04/12/2019 të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, urdhërit nr. 48 të DPD me nr.29479/8 prot datë 04.12.2019, referuar njoftimit të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave “Për marrjen me qira të pasurisë nga të tretët për ushtrim aktiviteti të administratës doganore” nr. 29479/10 prot datë 06.12.2019, si dhe në vijim të shkresës Suaj protokolluar në DPD me nr. 30197 prot, datë 10.12.2019, lidhur me kërkesën për pjesëmarrje në konkurim në proçedurën “Për marrjen me qira të pasurisë nga të tretët për ushtrim aktiviteti të administratës doganore”, grupi i punës i ngritur për këtë qëllim, pas verifikimit të dokumentacionit të dorëzuar nga ana Juaj, konstatoi se ishte në përputhje me kriteret e kërkuara.
Nisur nga sa më sipër, si dhe në vijim të raportit përmbledhës së datës 10.12.2019 të kryetarit të të grupit të punës, miratuar dhe nga Titullari i Institucionit, Grupi i punës shpall fituese ofertën tuaj, si e renditur e para.
Ju njoftojme se duhet të paraqiteni pranë DPD, brenda orës 10:00 datë 11.12.2019, për lidhjen e kontratës.