Njoftime > >
Në bazë të pikës 14 të VKM nr. 283, datë 10.5.2019 “Për marrjen e masave dhe monitorimin e veprimtarisë, sjelljes apo përdorimit të burimeve njerëzore, financiare dhe logjistike të administratës shtetërore, gjatë procesit zgjedhor për zgjedhjet vendore për vitin 2019”, ndër të tjera përcaktohet, edhe:
“Për efekt të zbatimit të kësaj pike, përveç masave të tjera, titullarët janë të detyruar që të publikojnë të dhënat e tyre të kontaktit në faqen zyrtare të internetit, duke kërkuar denoncimin e çdo rasti të përfshirjes ose nxitjes apo kërkesës për përfshirjen e punonjësve të administratës shtetërore në veprimtari politike apo në mbështetje të një partie politike ose kandidati në zgjedhje.”.
Sa më sipër, e në zbatim të urdhrit të brendshëm nr. 27, datë 21.05.2019 "Për ngritjen e Grupit të Punës për monitorimin e sjelljes së nëpunësve civilë gjatë fushatës zgjedhore", po publikojmë në faqen zyrtare të internetit të DPD edhe të dhënat e kontaktit të Grupit të Monitorimit, respektivisht si më poshtë:
- Ilia Bili, adresa elektronike Ilia.Bili@dogana.gov.al
- Albana Veleshnja, adresa elektronike Albana.Veleshnja@dogana.gov.al
- Frida Malaj, adresa elektronike Frida.Malaj@dogana.gov.al
duke kërkuar denoncimin e çdo rasti të përfshirjes ose nxitjes apo kërkesës për përfshirjen e punonjësve të administratës doganore në veprimtari politike apo në mbështetje të një partie politike ose kandidati në zgjedhje.