HomeDogana DigjitaleSwitch to English
  • Individ
  • Biznes
  • Lehtësira dhe Përjashtime
  • Institucioni
  • Njoftime
  • Kontakt

  • Programi i Transparencës
  • Libri jeshil
  • Newsletters

Njoftime

Njoftime > >

AKREDITOHET LABORATORI DOGANOR, SHERBIM CILESOR PER BIZNESIN

Laboratori Doganor, si pjesë përbërëse e strukturës së Administratës Doganore Shqiptare,
është akredituar nga Drejtoria e Përgjithshme e Akreditimit. Ai operon brenda një sistemi cilësie dhe gjeneron rezultate të vlefshme bazuar në Standardin S SH ISO /IEC 17025:2006.
Laboratori Doganor Shqiptar ka filluar veprimtarinë e tij në Maj të vitit 2000. Ai është i vetmi laborator në Shqipëri që vepron në emër të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave dhe që ka kompetencën e analizimit të mallrave të importit dhe mallrave të prodhuara në vend për qëllim të klasifikimit tarifor dhe akcizës.
 

Veprimtaria kryesore e Laboratorit Doganor konsiston në aktivitetet që lidhen me:

•      Masat Tarifore: Ekzaminime laboratorike që lidhen me parametrat teknikë për të siguruar klasifikimin tarifor të mallit, në përputhje me përshkrimin e mallrave dhe Sistemin e Harmonizuar të Nomenklaturës.

•      Masa Kombëtare: Suport në aplikimin e masave të tjera kombëtare dhe rregulloreve, me anë të sigurimit të informacionit për përbërjen dhe natyrën e mallrave, për të maksimizuar mbledhjen e taksave indirekte (akcizë dhe TVSH). Veçanërisht produktet energjitike dhe pijet alkolike janë grup mallrat kryesore subjekt i analizave laboratorike.

•      Masa tregtare: Masa të ndryshme antidumping, pezullime si dhe subvencione në varësi të klasifikimit tarifor, i cili është i lidhur me natyrën dhe përbërjen e mallrave.

•      Mbrojtja e shëndetit dhe Mjedisit: Analizimi i ftalateve në lodrat e fëmijëve

Laboratori Doganor Shqiptar është pjesë e aktiviteteve të Rrjetit Evropian të Laboratorëve Doganorë (CLEN). Ai ka marrë pjesë vazhdimisht në Testet e Zotësisë të organizuara nga Rrjeti Evropian i Laboratorëve Doganorë (CLEN) dhe Agjensia e Doganave Italiane. Performanca e Laboratorit Doganor Shqiptar në këto Teste Zotësie ka qenë shumë e mirë. Për arritjen e standardeve të  këtij Laboratori, si në modernizimin e aparatuarave dhe në trajnimin e punonjësve, janë investuar në total rreth 2.3 milion euro nga BE dhe Qeveria Shqiptare.

Dokumenta ndihmëse

  • Laboratori-Doganor-LT-082-R1-26.10.2020 

Drejtoria e Përgjithshme

Shiko vendndodhjen në hartë

Degët Doganore

Shiko vendndodhjen në hartë

Lidhje me Institucionet Kombëtare

  • Këshilli i Ministrave
  • Ministria e Financave dhe Ekonomisë
  • Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve
  • Qendra Kombëtare e Biznesit
  • Drejtoria e Përgjithshme e Policisë
  • Agjensia Kombëtare e Ushqimit
  • Qendra e Botimeve Zyrtare

Për denoncime

0800 22 22

Numër pa pagesë

Për stafin e doganave

Akseso Emailin
  • Dogana Digjitale
  • Individ
  • Biznes
  • Lehtësira dhe Përjashtime
  • Institucioni
  • Njoftime
  • Kontakt
  • Programi i Transparencës
  • Libri jeshil
  • Newsletters