Njoftime > >
Drejtoria e Përgjithshme e Doganave njofton kapjen e 110 stekave dhe 25 paketave kontrabandë në doganën e Rinasit. Sasia e paketave i është kapur 7 pasagjerëve me pasaportë taivaneze, që kanë mbërritur në Rinas në orët e para të mëngjesit. Sasia e paketave është konstatuar nga punonjësit e kontrollit të Doganës së Rinasit. Nga kontrolli i mëtejshëm rezultoi se ishin 110 steka dhe 25 paketa të hapura të markave të ndryshme si “LARK”, “SEVEN STARS”, “MEVIUS” prodhuar në Japoni. Nga ana e autoriteteve doganore të Doganës Rinas u bë bllokimi i kësaj sasie cigaresh për shkak se kemi të bëjmë me një sasi më të madhe se sa sasia e lejuar për përdorim personal dhe se kjo sasi cigaresh nuk ishte e pajisur me pullën fiskale shqiptare. Kjo çështje u hetua nga specialistë të Hetimit Doganor në vendngjarje.